Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  

Shumica e ëndrrave që shohim zakonisht kanë pak vlerë, si për shembull shkuarja në supermarket me pizhame, apo ngelja në një provim, që e kemi kaluar tashmë prej një dekade. Por ka disa ëndrra të çuditshme, të cilat disa njerëz të famshëm i kanë frymëzuar për të krijuar diçka të re dhe të jashtëzakonshme.

Teoria e relativitetit

Një nga zbulimet më të famshme të shkencëtarit të mirënjohur, Albert Einstein, u frymëzua nga një ëndërr e çuditshme. Ai pa në një ëndërr lopë që kulloste përmes një gardhi të elektrizuar, por ato qenë dukshëm të shfazuara nga ky i fundit.

Ajnshtajni e preku vetë gardhin, dhe zbuloi se pse lopët hanin të pa shqetësuara. Gardhi s’kishte më elektricitet. Një fermer iu afrua gardhit dhe e zëvendësoi baterinë, kur në një njëjtën kohë të gjitha lopët u flakën tej.

Ajnshtajni i foli fermerit me humor mbi lopët që kërcyen në të njëjtën kohë. I hutuar, fermeri pohoi se kishte parë secilën prej lopëve të kërcenin njëra pas tjetrës, teksa energjia u shkarkua në gardh.

Kur Ajnshtajni u zgjua, ëndrra i dha atij idenë se një vëzhgues mund të shohë diçka të ndodhë menjëherë, ndërsa të tjerët e shohin të njëjtën ngjarje të ndodhë në sekuenca. Kjo ëndërr i dha bazën e Teorisë së Relativitetit.

Google

Kur ndiqte universitetin në vitin 1996, Larry Page, kishte një ndjesi të vazhdueshme se ishte pranuar në shkollë vetëm për arsye fetare. Ideja se mund të dëbohej në çdo moment i shkaktonte ankth, dhe kjo ndjenjë i dha atij një ëndërr të veçantë. Ai ëndërronte sikur e shkarkonte dhe  e ruante internetin në kompjuterë të veçantë.

Kur u zgjua, bëri disa ushtrime matematike për të parë nëse kjo ishte e mundur. Duke pasur parasysh gjerësinë e rrjetit dhe problemin e magazinimit, është e pamundur që të ruhen në një kompjuter të gjitha faqet e internetit.

Megjithatë, ishte e mundur që faqet e internetit të ruheshin si lidhje individuale. Kjo i dha Page idenë e magazinimit të lidhjeve me faqet e internetit nëpër botë dhe kërkimin përmes tyre. Ideja përfundimisht u zhvillua në motorin e kërkimit Google që njohim sot.

Frankenshtajn

Mary Shelley ishte e pranishme në një takim shoqëror të organizuar nga Lord Bajroni në Zvicër. Ndonëse ishin menduar si pushime verore, një shpërthim vullkanik në Inditë Lindore Holandeze e bllokoi diellin, duke e zhdukur verën e vitit 1815.

Kështu, grupi i miqve duhej të gjente një mënyrë tjetër për të kaluar kohën e mërzitshme dhe të ftohtë. Ata filluan të zbavitnin njëri-tjetrin, duke u treguar histori me fantazma përreth një zjarri.

E frymëzuar nga kjo gjë, Mary i sfidoi të gjithë që të shpiknin dhe të tregonin historinë e  tyre të fantazmave, bazuar tek ato që kishin lexuar.

Atë natë, Mary pa në ëndërr një shkencëtar të çmendur që përpiqej të luante rolin e Perëndisë duke shpikur një racë të re njerëzore. Ajo ëndërr ishte baza e librit të famshëm “Frankenshtajn”, personazh sidomos gjatë shekullit XX është rivënë qindra herë në skenë, ndërsa ka edhe shumë disa realizime kinematografike.

Kënga “Yesterday” e grupit muzikor Beatles

Ideja e këngës “Yesterday”, një nga më të famshmet e grupit legjendar muzikor britanik, i erdhi Paul McCartney nëpërmjet një ëndrre. Ai u zgjua një ditë nga gjumi me një melodi të ngulitur në kokën, ndërsa besonte se e kishte dëgjuar më herët atë këngë. Madje ai u përpoq ta gjente se kush e kishte kënduar.

Për të zgjidhur misterin, MccCartney e luajti melodinë në një piano dhe i përshtati edhe një tekst, duke ua kaluar atë miqve dhe i pyetur se kush e kishte kënduar më herët atë.

Për njëfarë kohe, ai nuk e besonte se kënga qe një shpikje e vetëdijes së tij. “Por nuk mund ta kisha shkruar, pasi unë e ëndërrova atë këngë”- pretendonte ai. Kur u bë e qartë se nuk ishte kënga e askujt tjetër, Beatles e incizuan atë. Titulli origjinal ishte “Vezë të rrahura”, ndërsa në fund u publikua si “Yesterday” (Dje).

 Seria e filmave “Terminator”

Ideja për një nga filmat më të famshëm të fantashkencës, mbërriti tek regjisori James Cameron nëpërmjet një ëndrre, kur ishte i sëmurë me ethe dhe me temperaturë 39 gradë Celsius.

Asokohe ai ndodhej në Romë, për të xhiruar skenat përfundimtare të filmit “Piranha II”. Cameron i atribuoi ethet dhe ndjenjën e izolimit në një vend të huaj, makthit që do ta frymëzonte për realizimin e filmit “Terminator”.

Në ëndërr Cameron shihte një personazh, në një botë të çuditshme futuriste. Ai pa një robot që përdorte thika kuzhine për t’iu larguar me shpejtësi një shpërthimi. Ideja e një vrasësi robotik qe e vështirë për t’u ndalur, dhe gjithmonë përfundonte duke shënjestruar objektivin që fliste me Cameron, kështu që ai e shkroi ëndrrën. Regjisori do të formonte një ide rreth dy robotëve që luftonin në një botë distopike, por Cameron zgjodhi në fund idenë e një roboti të vetëm. Kështu lindi ideja e filmit të famshëm “The Terminator”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: beatlese medhaeisnstenenderratGoogleidetelindenteoria e relativitetit

TË LIDHURA

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve
Kuriozitete

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:58 | 07/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?
Kuriozitete

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë
Kuriozitete

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Next Post
Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim

Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim

Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  

Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  

Juventus “ringjallet” në Genoa

Juventus “ringjallet” në Genoa

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com