Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(VIDEO) Trafik ndërkombëtar armësh, Rinas-Londër; arrestohet dërguesi, një tjetër në kërkim

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
(VIDEO) Trafik ndërkombëtar armësh, Rinas-Londër; arrestohet dërguesi, një tjetër në kërkim

Policia ka mundur të arrestojë personat që kryenin trafik ndërkombëtar armësh. Gjithashtu, është zbardhur mekanizmi se si funksiononte ky trafik ndërkombëtar i armëve luftarake.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve”  ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi N.F., 47 vjeç,  banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:  

Finalizohet operacioni antitrafik i koduar “DELIVERY”. Arrestohet njëri prej personave që ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.

Si dhe shpallet në kërkim personi tjetër bashkëpunëtor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas.

Sekuestrohen gjatë operacionit lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara. Personit të arrestuar gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit  iu gjetën  në trup  220 gramë lëndë narkotike Cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim u gjetën 4.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 32 bimë narkotike të kultivuara.  

Në vijim të punës për zbardhjen e tentativës për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake nëpërmjet Rinasit,  nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë  për Narkotikët dhe Trafiqet në Policinë e Shtetit  si dhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda, u bë i mundur finalizimi i Operacionit antitrafik i koduar  “DELIVERY” për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i  Kodit Penal.

Si rezultat,  u bë kapja dhe  ndalimi i shtetasit:

Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve” . 

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: N.F., 47 vjeç,  banues në Durrës.

Në kuadër të procedimit penal të nisur për këtë ngjarje,  është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”. Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara.  Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e ambalazhuar në një thes, si dhe  32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”. 

Po punohet për kapjen e personit në kërkim N.F dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor për të arritur në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme.

Tags: armetpoliciarinas-londertrafiku

TË LIDHURA

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike

18:10 | 20/01/2026
Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

17:46 | 20/01/2026
Next Post
Mediu: Treg ballkanik? Rama s’ka pyetur ekspertët. Po e bën me Vuçiç-in  

Mediu: Treg ballkanik? Rama s’ka pyetur ekspertët. Po e bën me Vuçiç-in  

BE masa ekstreme ndaj vendeve azilkërkuese: Mjaft më! Do t’u kthejmë vizat

BE masa ekstreme ndaj vendeve azilkërkuese: Mjaft më! Do t’u kthejmë vizat

Skenari serb që ndan Kosovën

Skenari serb që ndan Kosovën







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com