Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania teston teknikën e identifikimit të fytyrës

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermania teston teknikën e identifikimit të fytyrës

Në Berlin një grup njerëzish kanë pranuar vullnetarisht të përgjohen për gjashtë muaj. Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière është i kënaqur me rezultatet, ndërsa kritikët vënë duart në kokë.

Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière vizitoi të enjten  një nga stacionet më të mëdha të Berlinit, “Südkreuz”, ku të ftuar ishin edhe gazetarët. Në një stacion të tillë kalojnë mijëra vetë çdo ditë, ata ngjiten e zbresin në trena, që vijnë gati çdo minutë. Por interesi i ministrit gjerman nuk kishte të bënte me kapacitetet e hekurudhës gjermane. Ai kërkonte të dinte se sa efektiv është projekti pilot “Identifikimi automatik i fytyrës”.

Kritikët si Paul Gerstenkorn nga shoqata “Digitalcourage” kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të projektit të filluar në fillim të gushtit për identifikimin e fytyrës që do të zgjasë gjashtë muaj. Një punonjës i shpjegoi ministrit gjerman, se si funksionon teknika në dhomën e kontrollit në stacion. Por Paul Gerstenkorn ka nxjerrë rezultate të tjera nga projekti pilot. Sipas tij regjistrohen edhe shpejtësia dhe këndi i kamerës që kap personat e përgjuar. Me ndihmën e smartphone ai arrin të përcaktojë shpejt se sa persona nga testi ndodhen në një rreze prej 20 metrash, në kohën që ministri de Maizière përgjigjet para gazetarëve.

Aftësitë e transponderit të identifkimit të fytyrës në projektin pilot shkojnë shumë larg edhe për të ngarkuarën federale për Mbrojtjen e të Dhënave, Andrea Voßhoff. Kjo sepse bëhet fjalë për një teknikë pasive dhe jo aktive, thotë ajo.

Ndryshe nga një “chip” pasiv, transponderi dërgon në mënyrë të vazhdueshme dhe kudo informata, të cilat mund t’i kapë çdokush në internet me një software që shkarkohet gratis. Por për këtë policia federale nuk qenkërka informuar “në mënyrë të mjaftueshme”, ironizon Voßhoff. E ngarkuara federale kërkon pezullimin e projektit. Por ministri i Brendshëm, de Maizière nuk sheh ndonjë arsye për këtë.

Edhe Reinhard Thieme nuk ka shqetësime. Në diskutim me kundërshtarët e projektit pilot, ai e quan të arsyeshme çdo lloj forme të përgjimit me kamera për arsye sigurie. Mësuesi i fizikës dhe matematikës pyet, nëse është çaktivizuar në smartphone funksioni i lokalizimit të vendndodhjes? “Çdo njeri duhet të fillojë njëherë nga vetja”, thotë ai.

Thomas de Maizière duhet të gëzohet për këtë mbështetje. “Me këtë teknikë nuk do të kërkohen hajdutë dyqanesh”, thotë ai, por terroristë, rrezikues, dhe kriminelë që kanë kryer krime të rënda, shkruan “Deutsche Welle”. 

Pas katër javësh testimi në stacionin e Berlinit, ministri i Brendshëm gjerman flet për “një saktësi të habitshme”. Me këtë ai ka parasysh rezultatet e identifikimit të personave testues nga software, fotot e të cilëve janë memorizuar në kompjuterat e policisë. Sipas të dhënave të policisë federale pamjet e pasagjerëve të tjerë të rastësishëm “shuhen menjëherë”.

Demonstrues me maska dhe paruke

Vendimi për futjen në përdorim të teknikës së identifikimit të fytyrës në të gjitha stacionet dhe hapësirat publike do të merret pas gjashtë muajsh. Kundërshtarët e kësaj teknike ia bënë të qartë qëndrimin e tyre ministrit gjerman. Në kohën që ministri de Maizière informohej ata bënin ecejake nëpër stacion me maska, paruke apo duke mbajtur gazeta para fytyrës.

Tags: gjermaniidentifikimi i fytyrestenknikaTestimi

TË LIDHURA

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi
Bota

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

21:55 | 15/08/2025
PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë
Bota

PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

21:30 | 15/08/2025
Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake
Bota

Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

21:07 | 15/08/2025
Next Post
“Hakmarrja pornografike”, ja si të mbroheni

“Hakmarrja pornografike”, ja si të mbroheni

Paloka ironizon Ramën: Lideri ua përplasi në fytyrë, ambasadorët janë të paaftë

Paloka ironizon Ramën: Lideri ua përplasi në fytyrë, ambasadorët janë të paaftë

Isa Mustafa: Maqedonia është edhe e shqiptarëve

Mustafa: Shpend Ahmeti s’ka bërë asgjë për Prishtinën

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi
Bota

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

by mirseda
21:55 | 15/08/2025
0

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga...

PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

21:30 | 15/08/2025
Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

21:07 | 15/08/2025
Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

20:53 | 15/08/2025
Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë

Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë

20:43 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com