Skënderbeu sot mund të shkruaj histori për futbollin shqiptar.
Korçarët luajnë sot kundër Dinamos së Zagrebit një nga përballjet më deçizive në historinë e klubit pasi për herë të parë një ekip shqiptar mund të kalojë katër ture dhe të bëhet pjesë e fazës së grupeve te “Europa League”.
Në takimin e sotëm korçarët kanë një avantazh të lehtë pasi në ndeshjen e parë në stadiumin “Maksimir” morën një barazim 1-1.
Sot, në “Elbasan Arena” ekipit të drejtuar nga Ilir Daja mund t’i mjaftojë edhe rezultati i bardhë 0-0, ose një fitore, por çdo barazim me 2 gola e lart do të jetë shkatërrues për Skënderbeun.
“Europa League” është kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.
Skënderbeu-Dinamo Zagreb
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, gavazaj, Latifi, Soue.
Trajner: Ilir Daja
Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Rrahmani, Sigali, Lejcaks, Doumbia, Moro, Olmo, Fernandes, Sudani, Henrikez.
Trajner: Mario Cvitanoviç
Gjyqtar: Istvan Vad (Hungari)