Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Një vit pas rritjes “së çmendur” të çmimeve, kompanitë e sigurimit bëjnë 20% ulje

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Një vit pas rritjes “së çmendur” të çmimeve, kompanitë e sigurimit bëjnë 20% ulje

Kompanitë e sigurimit kanë ulur sot me të paktën 20% primet për sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i çuar pak a shumë në të njëjtën masë me vitin e kaluar para se primet të rriteshin me të paktën 25%.

Çmimet

Nga të dhënat e siguruara nga kompanitë sot një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 14 mijë lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarisht në treg ishte 17.500 lekë.

Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite  primi sot është rreth 14 500 lekë ndërkohe që më herët ishte rreth 18 000 lekë.

Për mjetet me kubikazh 1600-2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 000 lekë ndërkohe që sot i njëjti prim shitet rreth 14 500 lekë.

Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 15 000 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 500 lekë.

Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 15 000 lekë ndërkohe që më herët ishte 19 000 lekë.

Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 15 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë.

Precedenti i një viti më parë

Në gushtin e 2016-ës kompanitë e sigurimit në një lëvizje të unifikuar rritën primin e sigurimit motorik brenda ditës në masën 25%. Kjo shkaktoi një reagim të gjerë në publik ndërkohe që vuri në lëvizje edhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e cila deklaroi se nuk mund të ndërhynte në çmimet që kishin vendosur kompanitë pasi tregu ishte i liberalizuar.

Në fund AMF vendosi t’i ndëshkonte ato me gjoba për shkak se nuk kishin njoftuar në kohë për ndryshimin e primit të sigurimit. Por që atëhere kompanitë kanë pasur luhatje drastike të primeve ku fillimisht kishim një konkurrencë të hapur me çmime minimale. Kjo solli si efekt rënien e pagesës së dëmeve bruto.

Më pas AMF vendosi një prim mesatar risku tregu duke ju kërkuar kompanive që të mos vendosin prime nën këtë dysheme në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e treguesve financiarë.

Treguesit në korrik 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2017 kapën vlerën mbi 7,415 milionë lekë, ose 12.03% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016. Gjatë periudhës janar-qershor 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 551,848 me një rritje prej 14.69% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-qershor 2017 arritën rreth 4,322 milionë lekë, ose 11.43% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016, shkruan Monitor.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-qershor 2017, pati një rritje prej 14.35% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.46% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-qershor 2017 pati një ulje prej 9.29% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 0.12% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-qershor 2017, pati një rritje me 2.65% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 2.13%.

Tags: 20% uljebëjnëçmimevekompanitë e sigurimitrritjes “së çmendur”

TË LIDHURA

Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës
Ekonomi

Zbulohet raporti, u rritën sërish kreditë për blerje banesash e pronash

15:02 | 26/06/2025
Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH
Aktualitet

Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

14:58 | 26/06/2025
“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë
Shqipëria

“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

14:56 | 26/06/2025
Next Post
Rama vazhdon zakonin dhe uron ditë të qetë, qytetari: Na trego një pamje nga…

Rama zbulon datën e shpalljes së qeverisë së re, ja surpriza

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, vendoset armëpushimi

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, vendoset armëpushimi

Atentati ndaj biznesmenit në Shijak, identifikohen autorët

Atentati ndaj biznesmenit në Shijak, identifikohen autorët

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Shkenca thotë se burrat bien në dashuri dy herë më shpejt se gratë
Analizë

Shkenca thotë se burrat bien në dashuri dy herë më shpejt se gratë

by mirseda
15:08 | 26/06/2025
0

Një studim i ri tregon se burrat bien në dashuri pothuajse dy herë më shpejt se gratë....

Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës

Zbulohet raporti, u rritën sërish kreditë për blerje banesash e pronash

15:02 | 26/06/2025
Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

14:58 | 26/06/2025
“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

14:56 | 26/06/2025
E bullizuan për peshën e saj, gruaja e aktorit të njohur “hakmerret” dhe bie 45 kilogramë

E bullizuan për peshën e saj, gruaja e aktorit të njohur “hakmerret” dhe bie 45 kilogramë

14:51 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com