Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Si të jepni ndihmën e parë në rastin e atakeve kardiake

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Si të jepni ndihmën e parë në rastin e atakeve kardiake

Nëse ju dyshoni se ju keni atak ose që dikush tjetër po pëson atak, telefononi menjëherë ambulancën. Sa më shpejt që të trajtohet ataku në spital, aq më i shpejtë do të jetë edhe shërimi për personin. Vonesat mund të rrisin dëmtimin e trurit.

Shenjat e atakut përfshijnë:

Dobësi, paralizë (paaftësi për të lëvizur), ose ngrirje të fytyrës, veçanërisht në një anë të trupit;

Vizion (shikim) që menjëherë bëhet i turbullt ose reduktohet;

Vështirësi të menjëhershme gëlltitjeje;

Një rënie të pashpjegueshme ose humbje balance;

Një dhimbje të menjëhershme e të fortë koke ose një dhimbje koke pa asnjë shkak të njohur;

Përgjumje, konfuzion ose mungesë koshience.

Rekomandohet ndjekja e rregullit DRSABCD (shkurtime të termave nga anglishtja) në çdo rast emergjence. Ndihmon për të përcaktuar nëse ndonjë njeri ka një gjendje jetë-kërcënuese dhe se çfarë ndihme e parë është e nevojshme.

D — kontrolloni për rrezik

Ndaj jush;

Ndaj të tjerëve;

Ndaj personit të prekur.

R — kontrolloni për përgjigje

Pyetini personit emrin e tij. Nëse dikush përjeton një atak, mund të mos jenë në gjendje për të folur, kështu që merrni duart e tyre dhe kërkojini atyre që t’i shtrëngojnë, ato mund të përgjigjen duke shtrënguar një nga duart tuaja.

A përgjigjet personi? Nëse përgjigjet, atëherë personi është i vetëdijshëm. Nëse personi nuk përgjigjet, ka shumë mundësi që të jetë pa ndjenja/i pa vetëdijshëm.

S — Dërgojeni për ndihmë

Merrni menjëherë ambulancën dhe kërkoni ndihmë.

A — kontrolloni Rrugët e frymëmarrjes

A janë të hapura rrugët e frymëmarrjes?

Hapni gojën dhe kontrolloni që pjesa e sipërme që është e dukshme është e pastër nga çdo material i huaj.

Nëse rrugët e frymëmarrjes nuk janë të qarta, kthejeni personin në pozicionin e shërimit.

Përkuluni përpara personit;

Vendosni krahët e tyre të kryqëzuara pranë kraharorit;

Përkulni këmbën e tyre më të afërt në mënyrë që gjuri të afrohet pranë barkut dhe këmba tjetër të qëndrojë e shtrirë;

Mbështesni mirë kokën dhe qafën.

B — kontrolloni për frymëmarrjen

Mënjanoni kokën pak pas duke larguar mjekrën e personit.

Shikoni – a është kraharori i personit duke u ngritur dhe ulur?

Dëgjoni – a mundeni ju të dëgjoni frymëmarrjen e personit?

Ndjeni – a mundeni ju të ndjeni frymëmarrjen e tyre në kraharor?

Nëse personi nuk është duke marrë frymë, procedoni me hapin tjetër: filloni me reanimimin kardio-pulmonar (CPR). Nëse personi po merr frymë ndiqni hapat më poshtë ndërkohë që po prisni për ndihmë.

C — jepi CPR

Kthejeni personi me shpinë;

Përkuluni përpara personit dhe bëni 30 kompresion-e në kraharor. Përdorni të dy duart;

Më pas përkuleni kokën pas dhe bëni frymëmarrjen gojë më gojë;

Bëni alternimin ndërmjet 30 kompresioneve dhe frymëmarrjes gojë më gojë, derisa personi të shfaqë shenja jete ose ndihma mjekësore të vijë.

D — Defibrilatori

Nëse personi nuk përgjigjet ndaj CPR-së, aplikoni defribilator-in (nëse është i pranishëm).

Ndërkohë që presim për ndihmë

Nëse personi është i vetëdijshëm:

Shtrijeni personin;

Lëreni që të qëndrojë në një temperaturë të rehatshme;

Hiqini çfarëdolloj rrobe që është e ngushtë;

Largojini sekrecionet e gojës;

Sigurohuni që rrugët e tyre të frymëmarrjes janë të qarta dhe të hapura;

Mos i jepni atyre asgjë për të ngrënë ose për të pirë.

Tags: ambulancaataket kardiakecprndihma e parerruget e frymemarrjesshenjattelefononi

TË LIDHURA

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës
Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Next Post
Monako “vendos mbi tavolinë” 100 milionë euro për Andrea Belotin

Monako "vendos mbi tavolinë" 100 milionë euro për Andrea Belotin

17.5 milionë tonë rezerva bakri, qeveria hap dyert për investitorët

17.5 milionë tonë rezerva bakri, qeveria hap dyert për investitorët

(VIDEO) “Lilium Aviation”, makinat fluturuese po bëhen realitet

(VIDEO) “Lilium Aviation”, makinat fluturuese po bëhen realitet







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës
Aktualitet

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

by mirseda
11:39 | 14/02/2026
0

Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë...

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

08:54 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com