Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, detajet për secilin rast

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Temperaturat e larta;  Dibër, digjen 2 ha me shkurre e pisha, dëme edhe në Laç

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Sipas Emergjencave Civile, në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 85 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 125 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 75 punonjës të Pyjores e të bashkive, mbi 110 qytetarë vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet për secilin rast:

QARKU KORÇË
Janë rindezur vatrat e zjarrit në kufirin ndarës ndërmjet njësive Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Zjarri ka përfshirë një territor tepër të thyer me pisha të larta dhe me vështirësi për t’u futur me mjetet zjarrfikëse. Zjarrfikësit, punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës, kanë punuar duke mbajtur nën kontroll vatrat e fshehura të zjarrit. Ditën e sotme po vazhdojnë operacionet për fikjen plotësisht të vatrave të zjarrit. Nga zjarri janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha.

Në Ersekë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në afërsi të varrezave të qytetit. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe duke shuar vatrat e zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre por u shpëtuan banesat si dhe varrezat që ishin shumë afër flakëve.

QARKU TIRANË
Në fshatin Surrel, të bashkisë Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë me mjete për shkak të terrenit, prandaj është dërguar helikopteri i cili ka shuar vatrat e ndezura. Nga zjarri është djegur rreth 18 ha shkurre dhe ferra.

QARKU LEZHË
Vazhdon zjarri pranë pyllit me pisha në fshatin Orosh, bashkia Mirditë. Zjarfikësit kanë punuar në vendngjarje me mjete, të mbështetur nga vullnetarë, forca të ushtrisë, si dhe nga helikopteri duke vënë situatën nën kontroll. Vatrat nuk kanë prekur banesa të shtetasve dhe as pyllin me pisha fare pranë. Operacioni vazhdon për të shuar plotësisht vatrat e fshehura. Zjarri ka djegur një sipërfaqe prej rreth 30 ha me kullotë dhe bimësi të shkurtër dhe ka përshkruar rreth 50 ha pisha.

QARKU DIBËR
Eshtë riaktivizuar vatra e zjarrit në fshatin Gurë- Lurë, të bashkisë Dibër. Forca të pyjores dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin, të mbështetur edhe nga një helikopter, duke vënë situatën nën kontroll. Operacioni është në vazhdim për shuarjen e vatrave të zjarrit të fshehura.

QARKU FIER
Në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit të mbështetur nga vullnetarë, duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre, ferra dhe ullinj.

Në fshatin Qokë, Gërmenj, të bashkisë Divjakë ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar me shkurre, dushqe dhe ullinj. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete, të mbështetur edhe nga vullnetarë, duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 10 ha me shkurre, ferra, 100 rrënjë ullinj dhe 1 ha pyll dushku.

QARKU ELBASAN
Në Elbasan ka rënë zjarr në lagjen “5 Maj” në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Vulçan, Hotolisht, të bashkisë Librazhd ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, e pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 10 ha me shkurre ferra dhe pisha.

Në fshatin Lisnaj, të bashkisë Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.5 ha me shkurre dhe ferra.

Tags: Emergjencat Civilene 24 orevatra zjarrizjarr

TË LIDHURA

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Londër, Big Ben nuk do të tingëllojë deri në vitin 2021

Londër, Big Ben nuk do të tingëllojë deri në vitin 2021

Rikthimi i vizave, Pampuri i përgjigjet Bushatit: Lajthitja e ministrit të Jashtëm

Rikthimi i vizave, Pampuri i përgjigjet Bushatit: Lajthitja e ministrit të Jashtëm

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, si e kujton Basha

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, si e kujton Basha







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com