Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 21 gusht?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 21 gusht?

1911 – Vidhet piktura Mona Lisa nga muzeu në Luvër. Hajduti ishte italiani Vincenzo Peruggia.  Profesioni i piktorit e kish bërë që të punonte në muzeun më të rëndësishëm. Një ditë – do të deklaronte më vonë – i kish ndodhur të shfletonte një libër ku shihej “fasada e Louvre me një yll sipër, dhe poshtë një seri karrocash të tërhequra nga buaj dhe ku thuhej që ishin piktura e statuja që vinin nga Italia dhe që ishin të gjitha sende të marra nga Napoleoni”. Ishte një blic: donte të sillte në atdhe një nga ato piktura. Zgjodhi Xhokondën pothuajse rastësisht, pa e ditur që Leonardo, atë pikturë e kish marrë me vete kur ishte transferuar në Francë dhe ia kish dhënë spontanisht Mbretit Francesco I, si falënderim për mikpritjen në një prej kështjellave të tij.

Vjedhja e pikturës ishte si një lojë fëmijësh: duke përfituar nga mbikëqyrja e mangët të hënën në mëngjes hyri në Louvre dhe mbërriti në sallonin Carre, përballë Mona Lizës. E shkëputi pikturën nga muri dhe nisi ta shkëpusë nga korniza dhe xhami që e mbronte. Në fund e futi poshtë krahut, të mbështjellë me xhaketë, dhe shkoi në shtëpi. E lehtë si të pish një gotë ujë. Surete u mobilizua dhe mori në pyetje gjysmën e Parisit. Policët shkuan edhe në shtëpinë e Peruggias, që u mor në pyetje si ish punëtor i muzeut, por nuk gjetën asgjë. Mëkat që pikërisht aty ai mbante arkën e drunjtë ku ndodhej Xhokonda.

Hetimet nuk sollën asgjë, kaluan muajt dhe askush nuk e kish idenë se ku ndodhej Xhokonda. Vetëm në 1913 Peruggia vendosi ta heqë qafe duke e ofruar për një shifër modeste tek koleksionisti fiorentin Alfredo Geri, emrin e të cilit e kishte lexuar tek Corriere della Sera.

Me të njëjtën lehtësi me të cilën e vodhi, Peruggia u kthye në Itali dhe ia dha Gerit, i cili e denoncoi në çast, me shpresën e një shpërblimi të majmë. Por Franca, bashkë me nderimet e mëdha, i dha vetëm 25 franga.

Leonardo da Vinci, një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane, e kishte realizuar pikturën në vitin 1504. Mona Lisa është portret i gruas së fiorentinasit të pasur Francesco del Gioconda. E njohur edhe si La Gioconda, piktura tregon një grua, portret, me një shprehje enigmatike të fytyrës që është edhe e ftohtë edhe tërheqëse.

1940-Vritet Leon Trotsky. “Mos e vrisni! Ai burrë duhet të tregojë një histori”, këto janë fjalët që tha udhëheqësi komunist Leon Trocki, pak sekonda pasi ishte qëlluar nga agjenti sekret i Stalinit, ndërsa ky i fundit mund të ishte vrarë nga rojet e tij. Ideologu i madh i marksizmit dhe krijuesi i Internacionales së Katërt, që do t’i bënte opozitë asaj që drejtohej nga Stalini, humbi jetën në zyrën e tij i goditur nga një shufër hekuri e përshtatur në formë thike. Ai ishte një nga krijuesit dhe komandantët e Ushtrisë së Kuqe dhe drejtues i ÇEKA-s, që luajti rolin e shërbimit sekret në ushtri, kundër Armatës së Bardhë. Trocki u vra më 20 gusht 1940, Ramon Merkader, agjent i shërbimeve të cilat Trocki i kishte drejtuar vetë. Dëshmitarë tregojnë se Merkader kishte dëshmuar në gjyq, se kishte përgatitur hekur dhe se e kishte qëlluar Trockin, ndërsa ky lexonte gazetën.

Nga ana tjetër, Trocki urdhëroi rojet që të mos e qëllonin vrasësin, në mënyrë që ky të tregonte historinë dhe ngjarjen. Vetë udhëheqësi nuk vdiq menjëherë, por nga hemorragjia, pasi ishte goditur në enën kryesore të gjakut në qafë. Trovki vdiq të nesërmen në spital. Nga shqiptarët, Leon Trocki duhet të kujtohet, pasi në vitin vitin 1917, si komisar për çështje të jashtme, gjeti në arkivat e Rusise cariste dokumentin e Traktatit të Fshehtë të Londrës nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë për copëtimin e Shqipërisë. Dokumenti u bë publik, madje Austria e përktheu edhe në shqip, që çdo shqiptar të mund njihej me të.

1991 – Letonia shpall pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 21 gusht?retrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Politikani serb: Marrëveshjen me Kosovën ua kemi borxh fëmijëve tanë

Politikani serb: Marrëveshjen me Kosovën ua kemi borxh fëmijëve tanë

Serbia tërheq diplomatët nga Maqedonia, nuk jepen arsyet zyrtare

Serbia tërheq diplomatët nga Maqedonia, nuk jepen arsyet zyrtare

Kryeministri uron “mirëmëngjes” me këtë pamje, por ja ç’kërkojnë qytetarët

Kryeministri uron “mirëmëngjes” me këtë pamje, por ja ç’kërkojnë qytetarët

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com