pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmilanobettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

A është “freelancing” e ardhmja e punësimit?

9 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha

Sot, freelancers (profesionistët e pavarur) përfaqësojnë 35 për qind të fuqisë punëtore të Shteteve të Bashkuara. Në Bashkimin Evropian, kjo normë është 16.1 për qind.

Të dyja shifrat tregojnë të njëjtën prirje globale:nga sipërmarrësit krijues, tek ata që paguhen për shërbime të ndryshme, freelancing është në rritje në mbarë botën.

Po kështu, janë shtuar edhe analizat mbi këtë dukuri, pasi gazetarët, sociologët, specialistët e burimeve njerëzore, trajnerët e jetës, edhe vetë përkthyesit e pavarur përpiqen të zbulojnë ”të vërtetën” rreth freelancing-ut. Kjo për shkak të “gig economy”, ose ekonomia e varur nga profesionistët e lirë, është një dukuri e ngjashme me fytyrat e Janusit, dhe që vazhdimisht evoluon.

Freelancing, portretizohet shpesh si një aktivitet çlirimtar, fuqizues dhe madje edhe joshës për individin, por realiteti është shumë më kompleks se kaq. Në vendet e OECD-së, studimet tregojnë se këta individë punojnë kryesisht në sektorin e shërbimeve (50 përqind e meshkujve dhe 70 përqind e femrave). Pjesa tjetër janë gjithçka, nga asistentët online në internet, tek arkitektët, projektuesit dhe fotografët.

 Nga klasa krijuese, tek kategoria e të punësuarve me kohë të pjesshme

Një studim i kohëve të fundit, tregon se shumica e freelancer-ëve në vendet e OECD-së janë “slashers”, që do të thotë se puna e tyre kontratuale plotëson një tjetër pozicion me kohë të pjesshme apo me kohë të plotë. Agjencitë e shërbimeve për automjetet si “Lyft” dhe “Uber”, i kanë lejuar njerëzit t’i kthejnë automjetet personale në gjeneruese të ardhurash.

Këto të ardhura shtesë, mund të ndryshojnë shumë sipas individëve. Ata që shpenzojnë disa orë në muaj në redaktimin nga shtëpia të manualeve të udhëzimeve, mund të fitojnë disa qindra euro në muaj. Terapistët freelance, mund të fitojnë dhjetë herë më shumë sesa ata që punojnë me orar të plotë në këtë industri në rritje.

Ndoshta imazhi më joshës i freelancer-it është e ashtuquajtura klasa krijuese, një kategori punëtorësh të shkathët, të ndërlidhur, të arsimuar dhe të globalizuar, që specializohen në fushën e komunikimit, medias, dizajnit, artit dhe teknologjisë, mes sektorëve të tjerë. Ata janë arkitektë, ueb dizajnerë, blogerë, konsulentë dhe të tjerë, puna e të cilëve është të qëndrojnë në krye të trendeve.

Ata që përparpojnë më shumë mes tyre, përfundojnë duke luajtur rolin e “ndikuesve” shoqërorë. Në Londër, ky grupim ka qenë pjesërisht përgjegjës për atë që ekonomisti Douglas Mcëilliams e ka quajtur “flat-white economy”, një treg në lulëzim që bazohet tek krijimtaria, e cila kombinon qasjen inovative ndaj biznesit dhe mënyrën e jetesës.

Ndjekës të tillë të trendëve, mund të jenë relativisht të suksesshëm në vetëpunësimin e tyre, me projekte të shumta, dhe një portofol të gjerë klientësh.

Për McWilliams, ata mund të përfaqësojnë të ardhmen e prosperitetit britanik. Gjithashtu, ata që janë duke punuar shumë, kryejnë detyrat tona të përsëritura, shpesh për një platformë të vetme online. Shumica e aktivitetit të tyre, nuk kërkon një nivel të lartë të ekspertizës dhe krijimtarisë, dhe për pasojë ato janë lehtësisht të këmbyeshme.

Siguria në punë, nuk është e garantuar për këta ndihmës online, dhe megjithëse kanë të ngjarë të punojnë për një kompani të vetme, përfitimet sociale thuajse nuk ekzistojnë.

Midis klasës krijuese, dhe atyre që përpiqen të krijojnë një volum të mjaftueshëm pune për të arritur suksesin, ekzistojnë shumë ndërmjetës: blogerët e nxitur nga pasioni i tyre për të shkruar, por që mezi e fitojnë jetesën; asistentët në rrjet, të kënaqur me punën e tyre, pasi më herët qenë përballur me papunësinë; studentët që fitojnë disa euro më tepër duke punuar disa orë në javë si dizajnerë grafikë.

Freelancer-at përbëjnë një popullatë të larmishme punëtorësh – prejardhjet e tyre arsimore, motivet, ambiciet, nevojat dhe gatishmëria për të punuar, ndryshojnë nga njëri punëtor tek tjetri, dhe është e vështirë që analistët të përshkruajnë me saktësi diversitetin e tyre, pa rënë në klishe.

 Kërkimi për liri… dhe të ardhura

Freelancing, është gjithnjë e më shumë një zgjedhje që njerëzit e bëjnë në mënyrë që të evituar 9 deri në 5 ditë pune në muaj. Shumë përkthyes të pavarur, pavarësisht nga puna e tyre, mund të kenë vendosur fillimisht për këtë model punësimi, sepse ai u ofron (ose duket se ofron) liri – lirinë për të punuar në çdo kohë dhe në disa raste kudo.

Vetëm 37 për qind e freelancer-ave amerikanë, thonë se janë të angazhuar në aktivitete të tilla jashtë nevojës së tyre financiare; në vitin 2014, kjo shifër qe më e lartë, 47 për qind. Natyrisht, ky nuk është fundi i epokës së të punësuarve me kohë të plotë.

Puna me orar të plotë, në ambientin e një kompanie, është ende standardi i punësimit në shumicën e vendeve perëndimore, ashtu siç është në Rusi. Megjithatë, me ngritjen e telekomunikimit, automatizimit dhe potencialit të pakufizuar për shpërndarjen e punëve, gjithnjë e më shumë kompani do të fillojnë të funksionojnë me më pak punonjës.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një rritje e papunësisë. Në vend të kësaj, ka të ngjarë që kjo të nënkuptojë më shumë profesionistë të pavarur, të cilët do të formojnë apo reformojnë projektet e ndryshme në rrjete të vazhdueshme dhe në zhvillim.

Zgjerimi i sektorit të freelancing, mund të jetë një tregues kyç i të ardhmes së punësimit, sidomos në aspektin e praktikave të bashkëpunimit.

Profesionistët e pavarur, po e lehtësojnë tanimë bashkë-menaxhimin e projekteve. Së shpejti, ata do të prodhojnë, komunikojnë dhe bashkëpunojnë me firmat, klientët dhe me shoqërinë në përgjithësi.

Duke qenë se ata nuk janë një klasë homogjene punëtorësh, menaxhimi i menaxherëve të rinj nuk do të jetë i thjeshtë.

Aktualisht, nuk ekziston një sistem i vetëm i mbrojtjes sociale, që i korrespondon ndershmërisht të gjithë freelancer-ave, nga pastruesit e shtëpive, shoferët e taksive, tek arkitektët dhe redaktorët e lajmeve. Si munden këta individë të grupohen dhe të punojnë së bashku, për të promovuar dhe mbrojtur interesat e tyre të ndryshme të punësimit? Sigurisht, disa freelancer ambiciozë janë duke u përpjekur që tani për këtë.

Tags: ardhmjablogeredizajnerefreelancingpunësimi

TË LIDHURA

Aktualitet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026
Aktualitet

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026
Aktualitet

Studenti në protestë: “Shteti më la në baltë, zgjohuni! Na kanë mbyllur dyert si të ishim të huaj.”

20:58 | 12/06/2026
Next Post

Shtypi i ditës, 20 gusht 2017

Shtypi nga bota, 20 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 20 gusht?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

by mirseda
22:39 | 12/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore....

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com