Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Berati “thur” strategjinë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Berati “thur” strategjinë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Në datat 1-15 gusht Bashkia e qytetit të Beratit së bashku me disa nga partnerët e saj zhvilluan kampin “Trashëgimi +” në Qendrën për Ndërveprim dhe Zhvillim të Komunitetit në kalanë e Beratit. Në kamp morën pjesë rreth 16 të rinj dhe të reja nga qyteti i Beratit, Lushnjës dhe Skraparit, si dhe 8 të rinj nga qytete të ndryshme të Francës.

Kampi synoi t’u ofrojë të rinjve mundësi të angazhohen dhe të vullnetarizohen për të përmirësuar kushtet e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit në qytetin e Beratit.

Qëllimi i këtij kampi ishte zhvillimi i qytetarisë aktive te të rinjtë, sensibilizimi i tyre mbi rëndësinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe burimeve natyrore dhe zhvillimi i mirëkuptimit ndërkombëtar dhe aftësive ndërkulturore. Programet kryesore të kampit konsistonin në të mësuarin ndërkulturor, restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e mjedisit / ekoturizmit.

Të rinjve që marrin pjesë në kamp iu ofrohen mundësi për të mësuar aftësitë e nevojshme për të kryer detyrat dhe aktivitetet e kërkuara. Gjatë kampit u organizuan një sërë aktivitetesh si pastrimi i mjedisit në lagjen “Kala” Berat, në kishën e Shën Mëri Vllahernën si dhe në Qendrën për Ndërveprim dhe Zhvillim të Komunitetit në kala.

Çdo ditë pjesëmarrësit u angazhuan në një shkëmbim kulturor dhe program të mirëkuptimit ndërkombëtar në Organizatën e Aleancës Franceze në qytetin e Beratit. Nxënësit praktikuan bazat e gjuhëve Shqip dhe Frëngjisht, si dhe specifikat kulturore të secilit vend, si: arti, ushqimi tradicional, këngët, vallet tradicionale etj. Sesionet u organizuan nga mësues të kualifikuar në Aleancën Franceze, dega Berat.

Gjithashtu pjesëmarrësit në kamp dhanë një kontribut të çmuar për mirëmbajtjen dhe meremetimin e “Qendrës për Ndërveprim dhe Zhvillim të Komunitetit” në lagjen Kala. Përveç pastrimit dhe sistemit të Qendrës, pjesëmarrës ndihmuan për krijimin e mobilieve për qendrën, duke përdorur materiale të riciklueshme.

Në Qendrën e Artizanatit “Margarita” u organizua për të rinjtë një trajnim i shkurtër në qëndisje. Gjithashtu të rinjtë shkëmbyen me njeri-tjetri receta dhe gatime tradicionale të qytetit.

Përveç aktiviteteve pjesëmarrësit morën pjesë në vizita studimore dhe aktivitete të lira në rajonin e Beratit. Gjatë vizitave, specialistë të natyrës u shpjeguan pjesëmarrësve veçoritë e florës dhe faunës në zonën përreth qytetit të Beratit

Tags: beratkulturete rinjtrashëgimisë

TË LIDHURA

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria
Bota

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

13:10 | 13/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…
Bota

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…

10:45 | 06/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 17 gusht 2017

Shtypi i ditës, 17 gusht 2017

Shtypi nga bota, 17 gusht 2017

Shtypi nga bota, 17 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 17 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 17 gusht?







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com