Përfundon procesi për padinë për dëmshpërblim të këngëtares Taylor Swift, në SHBA ndaj DJ David Mueller në vlerë prej 1 dollarësh.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën Rajonale të Denverit, gjykata vendosi se Mueller ka ngacmuar Swiftin në një aktivitet, para një koncerti të muajit qershor të vitit 2013.
Anëtarët e trupit gjykues po ashtu mohuan akuzat e Muellerit se “Është përjashtuar nga puna nga nëna e Swiftit”.
Këngëtarja amerikane Swift në një deklaratë lidhur me vendimin ka shprehur shpresën se fitimi i kësaj padie me një dëmshpërblim simbolik do t’i frymëzojë të gjitha gratë të cilët i nënshtrohen ngacmimit, por nuk mund të reagojnë.
Përveç deklaratave të dëshmitarëve në padi, e vetmja dëshmi ishte një fotografi e përbashkët e Swiftit me Mueller. Në fotografi shihet se dora e Mueller ndodhet prapa këngëtares në pjesën e poshtme të belit të saj, raporton “AA”.
Mueller, duke pretenduar se për shkak të akuzave të Swiftit është shkatërruar karriera e tij, kishte paditur për dëmshpërblim në vlerë prej 3 milionë dollarësh këngëtaren, por u konsiderua e padrejtë.