Thyerja e një pemë 200 vjeçare iu kushtoi jetën 11 personave dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Nga raportimi i medieve lokale mësohet se në ishullin portugez, Madeira, deri më tani 35 vetë numërohen si të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë që ishte në karrocë.
Incidenti ndodhi në një festival fetar i quajtur “Festa da Senhora do Monte”, që sjell mijëra vizitorë çdo vit nga e gjithë bota.
Një pemë e madhe, që thuhet se ishte gati 200 vjeçare u thye dhe ra mbi turmën e madhe të njerëzve që ndodheshin jashtë kishës në kodrat e fshatit Monte.
Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me forcat e shpëtimit të Kryqit të Kuq.
Njerëzit që u goditën nga pema po prisnin në rrugë që të fillonte mesha në kishë.