Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Motra e Niçes, redaktoi veprat e të vëllait për t’ia përshtatur ideologjisë së saj anti-semite

8 vjet ago
in Të Gjitha
Motra e Niçes, redaktoi veprat e të vëllait për t’ia përshtatur ideologjisë së saj anti-semite

Në vitin 1887, Tereza Elisabeta Alexandra Fërster- Niçe, motra e vogël e filozofit të njohur gjerman Fridrih Niçe, u largua nga Gjermania dhe u zhvendos në Amerikën e Jugut. Qëllimi i saj ishte të krijonte një shoqëri utopike, e cilat të përbëhej vetëm nga raca ariane në rajonin e San Pedros në Paraguaj.

Ideja fillestare qe e bashkëshortit të saj, Bernard Fërster, një nga figurat kryesore të fraksionit antisemit të një partie të krahut të djathtë në Gjermani. Çifti u vendos në qarkun e Nueva Germania në Paraguaj, ku jetojnë ende sot disa pasardhës të kolonëve.

Lidhja mes Niçes dhe të motrës, është një nga temat e shqyrtuara në një mënyrë intensive, pasi disa prej ideve të filozofisë së tij u rimorën nga partia naziste gjermane në shekullin e XX-të. Por a ishin realisht ato idetë e tij?

Elisabeta Fërster- Niçe lindi në vitin 1846. Kur qenë fëmijë, ajo dhe Fridrih jetuan në fshatin Röcken bei Lützen, ku babai i tyre shërbente si pastor luteran. Ata ishin të afërt me njëri-tjetrin gjatë fëmijërisë, edhe në moshën e rritur deri në vitin 1885, kur Elisabeta u martua me Bernard Fërsterin, një ish-mësues i shkollës së mesme, që njihej edhe si një antisemit dhe nacionalist i shquar gjerman.

Elisabeta mbështeti idetë antisemite të bashkëshortit të saj, dhe u bë edhe ajo një nacionaliste e shquar. Së bashku ata planifikuan ndërtimin e një “vendbanimi të pastër Arian” diku në Botën e Re, duke gjetur një zonë në Paraguaj që i plotësonte kërkesat e tyre. Bashkëshortët Fërster bindën 14 familje nga Gjermania për t’u bashkuar me ta në krijimin e kolonisë së re, që do të quhej Nueva Germania (Gjermania e Re). Të gjithë u nisën drejt Paraguajit në gushtin e vitit 1887.

Por kolonia nuk pati sukses. Metodat gjermane të bujqësisë, nuk qenë të përshtatshme  për tokën, njerëzit nuk ishin të përgatitur për të përballuar sëmundjet e zakonshme të zonës, dhe transporti për në vendbanimin e tyre të ri qe shumë i ngadaltë dhe i vështirë.  

Në vend të një shoqërie utopike, Fërster u përball me borxhe në rritje, që e zhytën atë në dëshpërim.  Ai kreu vetëvrasje duke e helmuar veten me një kombinim të morfinës dhe strikininës në qershorin e vitit 1889.

Gruaja e tij, Fërster-Niçe, mbeti në Nueva Gjermani edhe për 4 vjet të tjera, derisa më në fund hoqi dorë dhe u largua përgjithmonë nga kolonia. Pas rrikthimit në Gjermani në vitin 1893, Fërster-Niçe e gjeti vëllain e saj invalid, për të cilin po kujdesej e ëma.

Pas një jete të tërë plot me problemeve shëndetësore, Niçe pati një krizë nervore në vitin 1889. Vepra e tij tashmë ishte botuar, dhe ndonëse bënte një jetë të izoluar, Niçe po shndërrohej në një filozof të njohur në të gjithë Evropën. Kështu Elisabeta u bë kujdestare e vëllait të saj, duke promovuar shkrimet e tij dhe duke krijuar “Arkivin e Niçes” në vitin 1894.

Ajo botoi një koleksion të shënimeve të Niçes, në librin e votuar pas vdekjes së vëllait “Vullneti për pushtet”.

Megjithatë, mori rolin e redaktores së dorëshkrimeve të Niçes dhe duke vepruar kështu, i ripërpunoi ato për t’ia përshtatur ideologjisë së saj nacionaliste, që ishte shpesh tërësisht e kundërt me mendimet e shprehura të vëllait të saj.

Vite më parë, kur mësoi mbi planet e të motrës dhe kunatit të tij për të krijuar një koloni gjermane, ai kishte reaguar me një qeshje tallëse. Niçe foli kundër anti-semitizmit para goditjes nga kriza nervore, dhe miqësia e tij me Riçard Vagner ishte e tendosur pikërisht për shkak të pikëpamjeve të kompozitorit të njohur.

Duke redaktuar veprën e tij, Fërster-Niçe e promovoi vëllanë e saj si një nacionalist gjerman, dhe emri i tij u shoqërua me nacional socializmin dhe militarizmin gjerman.

Motra e tij ishte padyshim një nga figurat kryesore të lëvizjeve antisemite. Ajo e mbështeti Partinë Naziste, dhe pas vitit 1933 kur Hitleri erdhi në pushtet, “Arkivi i Niçes” u mbështet financiarisht dhe pati promovim nga qeveria.

Fërster-Niçe, e përdori emrin e vëllait të saj për të botuar dorëshkrimet e tij, të cilat përmbanin ide që kundërshtonin pikëpamjet e tij, dhe që i përkisnin asaj. Elisabeta vdiq në moshën 89 vjeçare në vitin 1935, 35 vjet pas vdekjes së të vëllait. Në funeralin e saj morën pjesë disa prej zyrtarë gjermanë të rangut të lartë, përfshirë edhe vetë Adolf Hitlerin.

Sa për koloninë gjermane në Paraguaj, pasardhësit e tyre jetojnë ende në distriktin e departamentit të San Pedros, një komunitet i qetë i përkushtuar ndaj bujqësisë. Por disa fragmente të kulturës gjermane mbeten. Deri në vitin 2013, bashkësia qëndroi e mbyllur, dhe martesat ndodhnin vetëm midis anëtarëve të saj. Megjithatë, që nga viti 2013, ata kanë krijuar marrëdhënie të ngushta me paraguaianët vendas.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: anti-semitee vëllaitElisabeta FërsterideologjisëNiçeredaktoiveprat

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 10 gusht 2017

Shtypi nga bota, 10 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 10 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 10 gusht?

Shtypi i ditës, 10 gusht 2017

Shtypi i ditës, 10 gusht 2017

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com