Marrëdhëniet Turqi-Gjermani pas zhvillimeve të fundit, ndoshta kanë hyrë në fazën më të keqe të historisë.
Njëra nga dy mundësitë mund të ndodh pas kaq shumë tensionesh: Marrëdhëniet ose rregullohen ose vazhdojnë të zvarriten për të larë hesape edhe më të mëdha dhe shkojnë drejt një “shkëputje” duke copëtuar iniciativat e fundit pikë nisëse që palët do mund të përdornin.
Një marrëdhënie mund të zgjatet; domethënë që duhet të dal prej të qenit e drejtueshme; vazhdimësia e saj mund të nënkuptoj mos funksionimin e“mjeteve” që falin mundësi. Gjermania; “në këtë situatë, marrëdhënia jonë doli që mund të jetë e vazhdueshme” do të thotë në një farë mënyre; tanimë shpreh mos funksionimin e mjeteve.
Gjuha që politikanët gjermanë përdorin në deklaratat e tyre nënvizon diçka: “Këta turqit, përfundimisht janë popull lindor. Politikës nuk i afrohen më mendje, por me ndjenja dhe paragjykime. Sikur i kanë hapur luftë Gjermanisë. Po luajnë me krenarinë tonë kombëtare. Dhe ne nuk mund të qëndrojmë poshtë tyre. Popullin Lindor që nuk njeh kufij do ta detyrojmë të sillet mirë”…
Gjermania, dëshiron të përkeqësoj aq sa mund të përkeqësoj të ardhmen e marrëdhënieve që ka me Turqinë. Pra, kërkon të përgatis një terren e cila do të mbështesë një embargo të llojit Katar. Theksi rreth përfshirjes së sanksioneve ekonomike, këtë proces sinjalizon: Frikësimin e turistëve Gjerman që vijnë në Turqi duke e përshkruar si një “vend i pasigurt” dhe ndalimin investimeve Gjermane duke tërhequr garancitë shtetërore…
Tashmë kuptohet që, shpërndarja e forcës në botë dhe renditja e aktorëve politiko-ekonomik në këtë shpërndarje përfshinë procese me shumë dhimbje. Sot gjeografia që formon qendra rëndese dhe ato forca që drejtojnë në këto gjeografi nesër mund të dalin përpara nesh si të dobëta. Tashmë një botë me qendër Atlantikun po ngelet jashtë mode.
Kurse një botë me qendër Paqësore po shkon drejt integrimit të Afrikës, Evropës dhe Azisë. Brexit, ishte hapi i parë i Britanisë së Madhe bashkë me Kinën, për marrjen në patronazh dhe drejtimin e shpërndarjes së forcës me qendër Paqësorin duke përjashtuar SHBA-në dhe Gjermaninë. Brenda këtyre tensioneve Turqia është pika lidhëse e tre kontinenteve. Shkurtimisht, problemi Turqi-Gjermani ka ekzistuar prej kohësh…
Gazeta Yeni Safak, Suleyman Seyfi Ogun/TIRANA TODAY