Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Format më pak të njohura të qeverisjes

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha

Shumëkush njeh sot përkufizimin apo domethënien e demokracisë dhe antipodit të saj, totalitarizmit. Më poshtë, po listojmë shkurtimisht disa forma qeverisjeje të veçanta, të vëna në praktikë në rrethana të caktuara përgjatë historisë, apo të mbetura ende në nivelin teorik. Pavarësisht emërtimit të tyre dhe kërkesave specifike, shihet se ato përmbajnë edhe elementë të ngjashëm me teoritë e të djathtës dhe të majtës, shtetit liberal apo atij autoritar.

Ekliolokracia

Kjo formë qeverisjeje, është një derivat i teokracisë, ku shteti në parim udhëhiqet nga një individ i udhëzuar në mënyrë hyjnore, ose më shpesh nga një përfaqësues institucional (p.sh Kisha). Ligjet dhe rregullat përcaktohen nga një udhëheqës fetar mbizotërues në emër të Zotit. Në teokracinë e kulluar, udhëheqësi besohet se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Perëndinë, sikurse kanë qenë profetët Moisi dhe Muhamed, të cilët udhëhoqën izraelitët e hershëm dhe myslimanët.

Nga ana tjetër në një ekliolokraci, udhëheqësit nuk pretendojnë se kanë një lidhje të drejtpërdrejtë fetare, por përkrahin një zbulesë të pranuar. Teokracitë e tjera, mund të lejojnë ekzistencën e një qeverie laike, për t’ia deleguar ligjin civil bashkësisë fetare.

Ekzilarkia

Ekzilarkia përkufizohet si qeverisja e një grupi fetar apo etnik, në vend të një vendi nga ku e ka origjinën ky grup. Udhëheqësi ka fuqi vetëm përmes mjeteve kulturore dhe honorifike, dhe sundon vetëm mbi ithtarët e grupit të tij. Në analizë të fundit, ata udhëhiqen nga vendet pritëse. Dy shembuj të një ekzilarkie janë sundimi i Reish Galutas dhe i Dalai Lamas mbi diasporën tibetane.

Minarkizmi

Jo shumë larg anarkizmit, minarkistët besojnë se qeveria duhet të kufizohet vetëm në mbrojtjen e të drejtave themelore të jetës, lirisë dhe pronës. Ata mbështesin një Shtet Rojtar, që kufizohet tek Gjykata, Policia dhe Ushtria. Minarkistët preferojnë qeveritë e vogla, lokale apo të nivelit të qytetit, në vend të një qeverie të madhe kombëtare. Ndonëse është i lidhur ngushtë me Anarkistët e Tregut, minarkizmi e pranon se qeveria është e pashmangshme, kështu që në vend se ta luftojë, kërkon kufizimin e saj.

Etnokracia

Etnocracitë përdoren për ta bërë një racë, një grup fetar apo një gjuhë, politikisht dominantë ndaj pjesës tjetër. Ndërkohë që të gjitha çështjet e tjera, i nënshtrohen kauzës së tyre. Shkalla e diskriminimit, ndryshon nga një sistem në tjerin. Megjithatë, etnokracia mund të jetë një demokraci e plotë, me vetëm një mungesë përfaqësimi të një grupi të caktuar. Disa vende të tjera që përjetojnë sot etnokracinë janë Pakistani, Izraeli dhe Afrika e Jugut.

Plutokracia

Me një pabarazi ekonomike në nivelet e saj më të larta, plutokracia i jep fuqi më të pasurve. Disa nga vendet që janë njohur për plutokracitë e tyre kanë qenë Greqia e lashtë, Kartagjena, republikat tregtare italiane të Venedikut, Firences dhe Xhenovës. Kohët e fundit nuk ekziston ndonjë plutokraci e vërtetë, megjithëse shumë vende kritikohen se shfaqin shenja të ngjashme.

Korporatat ngrenë dhe japin donacione të konsiderueshme për politikanë dhe parti politike, në një kohë që e përdorin fuqinë e tyre financiare për të ndikuar miratimin e ligjeve të favorshme për ta; një situatë e ngjashme me një korporatokraci. Plutokracia është një oligarki klasike, ku një pjesë e vogël njerëzve më të pasur kontrollojnë gjithçka. Nëse nuk ekziston një formë e duhur kontrolli, plutokracia degradon në një kleptokraci.

Logokracia

Një qeverisje më ironike apo parodike, një logokraci është një sundim qeveritar përmes fjalëve. I përshkruar në veprën e Uashington Irving në vitin 1807 “Salmagundi”, një logokraci është një qeveri që përdor formulime të ndërlikuara për të kontrolluar njerëzit e saj.

Bashkimi Sovjetik është akuzuar dikur se ishte një logokraci, duke pretenduar se gjuha e tij ishte një “zhargon stereotipik i përbërë nga formula dhe parulla boshe, qëllimi i të cilve ishte të pengonin njerëzit të mendonin jashtë kornizave të mendimit kolektiv”. “Viti 1984“ i Xhorxh Oruellit, është një shembull i mirë i një logokracie.

Demarkia

Demarkia është një qeveri e drejtuar nga qytetarë të përzgjedhur në mënyrë rastësore, e quajtur “juria e qytetarëve”. Sistemi është i ngjashëm me një demokraci, por pa patur nevojë për zgjedhje. I propozuar nga filozofi australian Xhon Bërnhajm, ky stil i qeverisjes nuk është vënë kurrë në praktikë.

Hipotetikisht, përzgjedhja e rastësishme e qytetarëve, do të shmangte mundësinë e korrupsionit politik, pasi nuk ka gjasa që njerëzit e zgjedhur të përfshihen në rrjete nepotike. Një demarki shmang ndërkohë problemin e kënaqjes së të gjithëve për përfitime politike, pasi ajo varet vetëm nga besimet e personave të përzgjedhur, dhe qëndrimet mbi atë që është më e mira për popullin.

 

Tags: EkzilarkiaEtnokraciaformatMinarkizminjohurapak të përdoruraqeverisje

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post

Hyn të shpëtojë 2 mbesat, mbytet në Drin të Zi 55-vjeçarja

Lezhë, abuzuan me pronat, KLSH kallëzon 4 punonjës të Prefekturës

Hemodializa, si janë transformuar 5 qendrat e rretheve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

by mirseda
21:53 | 08/06/2026
0

Tirana po përjeton këtë mbrëmje protestën më të madhe të organizuar deri më tani, duke tejkaluar për...

Marshimi i protestuesve shtrihet 1.5 km nga “Nënë Tereza” te “Rruga e Kavajës”

21:28 | 08/06/2026

“Revolucion, Rama dorëhiqu”/ 3 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë

21:06 | 08/06/2026

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

20:49 | 08/06/2026

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com