Izraeli ka thënë se do të bllokojë në gjithë vendin, transmetimin e kanalit televiziv me bazë në Katar, Al- Jazeera, duke e akuzuar për nxitje të dhunës.
Ministri për Komunikime në Izrael, Ayoob Kara, ka thënë se planifikon t’ju tërheqë kredencialet gazetarëve të Al-Jazeera, duke u ndaluar punën në këtë vend dhe më pas mbylljen e zyrave në Jerusalem.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga ofruesit e shërbimeve kabllore dhe satelitore të bllokojnë transmetimin e këtij televizioni.
“Al-Jazeera është bërë mjeti kryesor i militantëve të Shtetit Islamik, Hamasit, Hezbollahut dhe Iranit”, ka thënë ministri Kara, gjatë një konference për media, pa specifikuar periudhën se kur do të marrin këto masa.
Al-Jazeera e ka cilësuar një veprim të tillë si “jodemokratik”, dhe ka thënë se do të marrë masa ligjore.
Tensionet janë rritur ne mes të qeverise izraelite dhe Al-Jazeera, pasi dy policë ishin varë gjatë një sulmi afër xhamisë Al-Aqsa, në lindje të Jerusalemit më 14 korrik.
Më 26 korrik, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka akuzar Al-Jazeeran për nxitje të dhunës dhe pati thënë se po planifikon ta dëbojë nga Izraeli.
Al-Jazeera, është transmetues që financohet nga qeveria e Katarit, dhe është i ndaluar në disa vende arabe.