Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Kompozitori Shpëtim Saraçi: Pas 30 vitesh pune, endem nëpër gjyqe

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Kompozitori Shpëtim Saraçi: Pas 30 vitesh pune, endem nëpër gjyqe

Në media dy ditët e fundit është folur shumë  se kompozitor i njohur Shpëtim Saraçi është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe është vendosur në Amerikë. Duhet theksuar se ai ende nuk  ka vendosur asgjë, por thjesht fakti që po e mendon seriozisht largimin nga Shqipëria është trishtues. Është e trishtueshme që të largohet një kompozitor si Shpëtim Saraçi, i cili ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Të ishte për të nuk do të thoshte asgjë, por ja që fjalët fluturojnë.

U desh një status në Facebook, nga një gazetare e njohur shqiptare në Amerikë, Kozeta Zylo, me të cilën kishte konsumuar një drekë, që lajmi të fluturonte se kompozitori dhe bashkëshortja e tij, një tjetër emër i njohur në muzikën shqiptare, këngëtarja Mira Konçi, do të largohen nga Shqipëria, për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpëtim Saraçi nuk është nga ata të bujshmit, që gjithçka që bën ta shoqërojë me trumbeta, as nga ata që ikjen e shoqëron me një lumë sharjesh për vendin e vet, përkundrazi, fakti që ende nuk e ka vendosur do të thotë se i dhemb.

Ndërsa, të gjitha mediat shpërndanë lajmin e largimit të tij nga Shqipëria, vetë Shpëtim Saraçi shpjegon situatën në të cilën ndodhet. Është e vërtetë se momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende asgjë nuk është definitive.

ARSYET

Kompozitori Shpëtim Saraçi, shprehet se tashmë është duke e menduar largimin dhe për këtë nuk ka pak arsye. Është e qartë që është i zhgënjyer për sa kanë ndodhur kohët e fundit, sidomos në Radio Televizionin Publik Shqiptar, ku redaksia që ai punonte me të tjerë emra të nderuar të muzikës shqiptare si Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali u shkri, ndërsa ata u lanë në “pritje” të gjetjes së një “pozicioni” tjetër.

Po ashtu, Saraçi shprehet se këtë hap, nëse do ta ndërmarrë, do ta bëjë për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre në një sistem të konsoliduar arsimor.

“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri (ku pësova edhe trauma shëndetësore, që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi, teksa shpreh keqardhjen që i duhet të diskutojë të qëndrojë apo të largohet nga vendi i tij, ku ndërtoi një karrierë të gjatë e të suksesshme.

KOMPOZITORI

Shpëtim Saraçi është një nga kompozitorët më të mirë të pas viteve ’90 në Shqipëri. Së bashku me bashkëshorten, Mira Koçi, përmes një muzike të freskët, do të sillnin një erë të re, duke bërë për vete publikun shqiptar.

Shumë këngë të tij kanë qenë fituese në festivalet e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Emrin e tij e mbajnë dhjetëra këngë e qindra orkestracione. Ka qenë Drejtor Artistik i Festivalit të RTSH-së në disa edicione, ndërsa ka qenë një nga emrat kryesorë të disa spektakleve në Tv Klan dhe Top Channel. Dy vjet më parë, Saraçi kaloi një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij. Një ishemi cerebrale do t’i rrezikonte jetën. U kurua në SHBA. Një periudhë që do të provonte veten dhe miqtë.

Edhe pse nuk do të qe e lehtë, u ngrit sërish, duke rifilluar punën në RTSH dhe në Top Channel. Po me sa duket kompozitori po mendon t’i japë një kthesë jetës. Gazetarja Kozeta Zyla e TV “Alba Life”, në Nju Jork, shkruan në rrjetet sociale: TV “Alba Life”, në New York me dy artistë të shquar shqiptarë. Një takim shumë i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptarë, me dy artistë të mrekullueshëm Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi. Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë.

Si një çift me përvojë në jetën amerikane, ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njëri-tjetrin. Të parin urim që iu dhamë ishte, ashtu siç na kanë uruar miqtë tanë kur shkelëm për herë të parë në tokën e bekuar si “Ju marrtë Amerika me të mirë! Është një bekim si prej Zotit! Banorët e rinj të ishullit tonë në Staten Island do ta kenë të lehtë, sepse ky vend njerëzit dhe artistë të tillë i merr vetëm me të mirë. Së shpejti do të jenë në studion e TV “Alba Life” në Staten Island, New York”, shkruan Zylo.

SI U SHKRI DEPARTAMENTI NE RTSH

Në kuadrin e reformimit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, mes shumë ndryshimesh, u shkri edhe Departamenti i Krijimtarisë Muzikore, ku punonin tre mjeshtëra të muzikës shqiptare: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali. Shkrirja e këtij departamenti, do të shkrinte edhe pozicionet e tre kompozitorëve më në zë të muzikës shqiptare. Ky largim i sforcuar nga puna u denoncua nga Partia Demokratike, asokohe, por edhe shumë përkrahës të artistëve.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, i pyetur nga “Panorama” mohoi të kishte shkarkuar ndokënd nga puna, por e quajti departamentin në fjalë jo efektiv. “Departamenti në fjalë paraqiste një handikap, pasi ai përgjigjej vetëm për krijimtarinë muzikore, në një kohë që Radio Tirana nuk është përgjegjëse për krijimtarinë muzikore në vend. Kështu që në kuadrin e reformimit të institucionit, ky departament nuk do të ekzistojë më, por do të doja të qartësoja se askush nuk është pushuar nga puna, shkruan Panorama.

Tre kompozitorëve të mirënjohur u është propozuar një pozicion i ri në strukturën e re. Siç tashmë dihet RTSH-ja nuk do të ketë vetëm një kanal, por 7 kanale tematike, ku kompozitorët do të mund të gjejnë veten. Konkretisht Shpëtim Saraçit i kemi propozuar drejtimin e kanalit të muzikës. Edhe dy kompozitorëve të tjerë u janë ofruar pozicione të reja”, u shpreh asokohe Thoma Gëllçi.

Tags: 30 viteendemgjyqeKompozitoripuneshpetim saraci

TË LIDHURA

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Koxias viziton Shkupin më 31 gusht

Koxias viziton Shkupin më 31 gusht

Turqia zyrtarisht partnere e Bashkimit të Vendeve të Azisë Juglindore

Turqia zyrtarisht partnere e Bashkimit të Vendeve të Azisë Juglindore

Çështja e Sirisë/ Përfaqësues të Turqisë, Iranit dhe Rusisë takohen më 8-9 gusht në Teheran

Çështja e Sirisë/ Përfaqësues të Turqisë, Iranit dhe Rusisë takohen më 8-9 gusht në Teheran







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com