Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Bienale 2017, Orkestra Rinore e Durrësit nis koncertin me veprat e “Dinastisë Bach”

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Bienale 2017, Orkestra Rinore e Durrësit nis koncertin me veprat e “Dinastisë Bach”

Ka nisur edicioni i Tetë i Bienales muzikore të Durrësit mbrëmjen e kaluar dhe sipas traditës është hapur me “Natën e Muzikës Baroke”. Florian Vlashi, drejtori artistik i Festivalit prezantoi Orkestrën Rinore, e cila interpretoi pjesë nga veprat e familjes Bach, Johan Sebastian, dhe Carl Filip Emanuel, përkatësisht Koncertin për dy violina dhe sinfonitë nr.3 dhe nr.5.

Instrumentistët e rinj të Durrësit ja dolën të realizojnë me sukses performancën e tyre, nën drejtimin e violinistit Florian Vlashi dhe solistes Irina Nanushi, duke fituar duartrokitjet e publikut të pranishëm që mbushi hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar.

Koncerti i parë i Bienales 2017 iu kushtua pedagogut dhe violinistit Vaso Papa, i cili u nda nga jeta dy vjet më parë. Të rinjtë interpretuan “Lamento” nga Johan Cristof Bach, ndërsa gazetari Gëzim Kabashi lexonte kushtimin e shkruar nga Florian Vlashi për ish-mësuesin dhe mikun e tij artist.

Ndërkohë që sot paradite po zhvillohet konkursi “Nata e Yjeve të Rinj”, në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” me pjesëmarrës nxënësit e kësaj shkolle. Fituesi i konkursit bashkë me simbolin e përgatitur nga skulptori Kujtim Turkeshi do të fitojë të drejtën e një koncerti në Spanjë, vend ku jeton dhe punon që prej 25 vitesh familja Vlashi.

Gjatë këtij Edicioni janë konceptuar 8 koncerte në Katedralen “Shën Luçia” dhe në Muzeun Arkeologjik, ndërsa jashtë programit do të zhvillohen koncerte në Spitalin rajonal të qytetit, si dhe në Institutin e edukimit të Minorenëve në Kavajë.

Tags: Bienale 2017Dinastia BachkoncertOrkestra Rinore e Durrësitvepra

TË LIDHURA

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot
Kultura

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

11:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
“Çfarë t’u them fëmijëve?”, ish-drejtori i burgut Korçë i shkruan Ramës pas shkarkimit

“Çfarë t’u them fëmijëve?”, ish-drejtori i burgut Korçë i shkruan Ramës pas shkarkimit

Si të sfidoni lodhjen dhe monotoninë kur punoni të paktën 60 orë në javë

Si të sfidoni lodhjen dhe monotoninë kur punoni të paktën 60 orë në javë

Pence: Kosova – anëtare e plotë në NATO, Trump mbështet Ballkanin Perëndimor

Pence: Kosova - anëtare e plotë në NATO, Trump mbështet Ballkanin Perëndimor







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Aktualitet

Mirditë/ Rrëshqiti në lumin Fan i Vogël, ndërron jetë 49-vjeçari

by mirseda
11:24 | 21/10/2025
0

Mirditë - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka ndërruar jetë pasi...

Zyra e BE në Tiranë: Qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira

Zyra e BE në Tiranë: Qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira

11:01 | 21/10/2025
Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

10:14 | 21/10/2025
Minatorët e Spaçit të vendosur për të vijuar grevën, a do të arrihet një marrëveshje?

Minatorët e Spaçit të vendosur për të vijuar grevën, a do të arrihet një marrëveshje?

10:00 | 21/10/2025
Trump “Do të eliminojmë Hamasin, nëse shkelet armëpushimi në Gaza” Vance shkon në Izrael

Trump “Do të eliminojmë Hamasin, nëse shkelet armëpushimi në Gaza” Vance shkon në Izrael

09:47 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com