Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pensionisti Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pensionisti Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Gjenerali në pension John Kelly, i cili shërben si Sekretari i Sigurisë Kombëtare, do të zëvendësojë Reince Priebus si shef kabineti në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi i presidentit Trump erdhi pas disa ditë tensionesh publike mes zotit Priebus dhe drejtorit të ri të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci.

Presidenti Trump njoftoi të premten pasdite nëpërmjet Twitter-it se kishte emëruar sekretarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin John Kelly si shef kabineti të Shtëpisë së Bardhë, në vend të zotit Reince Priebus, ndërsa avioni i presidentit ulej në Bazën Ajrore Andrews. Presidenti foli shkurtimisht për gazetarët pasi zbriti nga avioni presidencial: “Reince është njeri i mirë. John Kelly do të bëjë një punë fantastike. Gjenerali Kelly ka bërë një punë të mirë deri tani, respektohet nga të gjithë. Një amerikan shumë i mirë. Reince Priebus, një njeri i mirë. Shumë faleminderit”, tha presidenti.

Priebus foli për kanalin CNN rreth zëvendësimit të tij. “Të fillosh nga e para, tani, më ndikon por nuk ka rëndësi, se këto gjëra duhet të shikohen në mënyrë objektive. Nuk mendoj se është gjë e keqe që presidenti të dojë të provojë dikë tjetër. Dhe mendoj se Gjenerali Kelly, i cili do të jetë përgjegjës për punësimin dhe shkarkimin e njerëzve në kabinetin e Shtëpisë së Bardhë, se të gjithë do të raportojnë tek ai…mendoj se do të jetë i suksesshëm në punën e re” tha zoti Priebus. Shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë është zakonisht krahu i djathtë i presidentit, kontrollon mbledhjet dhe planet për takohet me kreun e Shteteve të Bashkuara.

Gjenerali Kelly, i cili ka një karrierë 40 vjeçare me trupat e Marinsave dhe ka qenë Sekretari i Sigurisë Kombëtare në kabinetin Trump për shtatë muajt e presidencës, e fillon detyrën e tij të re të hënën, më 31 korrik, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë. Ai do të jetë gjenerali i dytë ushtarak që do të shërbejë si shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ish gjenerali i ushtrisë, Alexander Haig ishte gjenerali i parë në atë post, i cili shërbeu gjatë fundit të administratës së ish-presidentit Nixon dhe fillimit të presidencës së Gerald Fordit pasi Nixon dha dorëheqjen.

Tags: gjeneralkabinetikellypensionistishefishtepia e bardhe

TË LIDHURA

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Next Post
Pse duhet të luftoni për dinjitetin tuaj

Pse duhet të luftoni për dinjitetin tuaj

A është Shqipëria “fara” e fundit e tolerancës fetare në Evropë?

A është Shqipëria “fara” e fundit e tolerancës fetare në Evropë?

Historiani skocez: Nuk e duam dominimin gjerman. Brexit do të na kushtojë shumë

Historiani skocez: Nuk e duam dominimin gjerman. Brexit do të na kushtojë shumë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com