Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Temperaturat e larta djegin Shqipërinë, 16 vatra zjarri në 24 orët e fundit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Temperaturat e larta djegin Shqipërinë, 16 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Temperaturat e larta vijojnë të jenë problematike në vendin tonë. Kështu, vetëm në 24 orët e fundit, në vend janë shfaqur 16 vatra zjarri, përkatësisht në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, dhe Gjirokastër, Lezhë, Kukës dhe Fier.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 zjarrfikës me 16 automjete, 85 forca vullnetare, 50 forca ushtarake si dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet për çdo rast të shënuar në qarkun përkatës:

QARKU GJIROKASTËR

  • Në fshatin Luzat, Tepelenë ka rënë zjarr në një sipërfaqe të madhe pyjore. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 18 forca ushtarake të cilat vazhdojnë punën për të shuar zjarrin. Sipas informacioneve vatra e zjarrit është vendosur nën kontroll.
  • Në fshatin Grahot, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me kullotë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj 10 ha kullotë.
  • Në fshatin Sofranik, Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe sherebel. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.3 ha me shkurre, ferra dhe 0.3 ha sherebel.

QARKU LEZHË

  • Vatra e zjarrit në fshatin Malaj, Mirditë u rindez gjatë ditës së djeshme. Rreth 30 forca ushtarake dhe një helikopter janë angazhuar për shuarjen e këtij zjarri.

QARKU TIRANË

  • Në fshatin Ibë, Tiranë, u rindez zjarri ditën e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve u angazhuan edhe 30 forca ushtarake. Nga zjarri u dogjën 4 ha me pisha.
  • Në fshatin Hekal, Tiranë, ra zjarr në sipërfaqen e mbrojtur pyjore me pisha të Parkut të Dajtit. Për shkak të terrenit shumë malor ndërhyrja me forca tokësore ka qenë e pamundur. Për këtë është ndërhyrë nga ajri me anë të helikopterit. Nga zjarri u dogjën 0,7 ha pisha të shkurtra dhe u shpëtuan antenat.

QARKU VLORË

  • Në zonën e Ujit të Ftohtë, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe vullnetarë të cilët pavarësisht terrenit malor kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe 4 ha shkurre dhe ferra.
  • Në Njësinë Administrative Armen, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 3 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU KUKËS

  • Në fshatin Poti i Mazrekut, Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe kullotë. Zjarrfikëset së bashku me disa vullnetarë kanë punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë dhe pas një pune të gjatë kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

QARKU ELBASAN

  • Në Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me hamullore, shkurre dhe pisha. Forcat zjarrfikëse ndërhynë duke bërë izolimin dhe më pas shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha hamullore dhe 1 ha pisha të shkurtra.
  • Në afërsi të stacionit të trenit Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.6 ha me shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.
  • Në fshatin Llimas, Elbasan, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.1 ha me shkurre dhe ferra dhe 30 rrënjë ullinj.
  • Në fshatin Lolaj, Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.4 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU FIER

  • Në fshatin Caljan, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe 20 rrënjë ullinj.

QARKU SHKODËR

  • Në Malin Hebe, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË

  • Në fshatin Mollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 5 dynym shkurre dhe ferra.
Tags: shqiperitemperaturat e lartavatra zjarri

TË LIDHURA

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë favorizon në përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë favorizon në përhapjen e flakëve

21:29 | 04/10/2025
Next Post
Çekët e Mlladës nënvlerësojnë Skënderbeun: I kalojmë më lehtë se Kairatin

Çekët e Mlladës nënvlerësojnë Skënderbeun: I kalojmë më lehtë se Kairatin

LG Q8 vjen së shpejti në Evropë, ja detajet për të

LG Q8 vjen së shpejti në Evropë, ja detajet për të

Thaçi: Shumë shpejt do shpall datën e seancës konstituive

Thaçi: Shumë shpejt do shpall datën e seancës konstituive

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com