Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analistët: Partitë politike shqiptare në Maqedoni bëjnë deklaratat e përbashkëta vetëm për fituar pikë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analistët: Partitë politike shqiptare në Maqedoni bëjnë deklaratat e përbashkëta vetëm për fituar pikë

Deklarata e partive politike shqiptare po zbehet apo po e humb kuptimin nga vet nënshkruesit e saj, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke komentuar qëndrimet e partive ndaj kësaj deklarate dhe tryezat e thirrura nga drejtuesit e partive, të cilat, sipas analistëve, më shumë kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike se sa zbatimin e saj.

Një takim i ri është thirrur nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), që është pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, është bojkotuar nga Lëvizja Besa, e cila këtë parti e quan si “satelit të BDI-së dhe përçarëse të interesit shqiptare”. Nga Lëvizja Besa kanë thënë se takimet e tilla që parashihen edhe me deklaratën politike, nuk mund të mbahen pa u dhënë sqarime paraprake nga partitë në pushtet sepse në programin e Qeverisë nuk janë paraparë pikat e kësaj deklarate, para se gjithash miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe, në 100 ditët e para të punës së Qeverisë.

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, thotë se ftesa e RDK-së, e cila thirret në emër të unifikimit, nuk ka logjik, në veçanti kur dihet se pikërisht kjo parti ishte ajo që dy ditë më parë prishi koalicionin me Aleancën për Shqiptarët.

“Deklarata e partive politike shqiptare dhe e ashtuquajtura tryezë e tyre po përdoret në favor të politikës ditore, e jo në drejtim të asaj që u promovua në opinion, e që kishte të bëjë me harmonizim të qëndrimeve të spektrit politik shqiptar. Nuk shoh se ka seriozitet edhe në këtë ftesë, por edhe në ftesat e kaluara, pasi gjithnjë këto ftesa bëhen për të sfiduar ndonjë parti politike, apo edhe për të diskredituar ndonjërën prej tyre nëse nuk do të merr pjesë”, thotë Neziri, duke shtuar e kjo bëhet me qëllim të përfitimit apo konsolidimit të radhëve të partive para zgjedhjeve lokale, që janë paraparë për në vjeshtë.

Por, një qasje e tillë sipas Nezirit po e devlavon gjithnjë e më shumë deklaratën e partive shqiptare, të arritur më lehtësimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e që kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin maqedonas, duke e vlerësuar si rrënuese të shtetit të Maqedonisë. Neziri thotë se edhe gjatë aktit të nënshkrimit kjo deklaratë më shumë kishte qëllim politik se sa kombëtare.

Neziri: Kishte qëllim politik, shkaku i formimit të një shumice te kampi politik shqiptar që ajo shumicë do të përcaktonte e re, gjë që edhe ndodhi. Çdo përdorim apo keqpërdorim të asaj deklarate tani do të devalvojë gjithnjë e më shumë të njëjtën. Vlerësoj se edhe opinioni shqiptar e ka të qartë se gjithë ajo floskul e krijuar nga takimet e liderëve shqiptar nuk do të ketë efektin e pritshëm.

Nga ana tjetër, analisti, Albert Musliu thotë se partitë shqiptare e kanë për obligim të kujdesen për zbatimin e pikave të deklaratës politike. Ai thotë se tentimet për të përfituar politikisht do të jenë të pashmangshme, por partitë nuk do të guxojnë të largohen nga obligimet e saj.

Musliu: Pavarësisht sjelljes së tyre, partitë politike nuk do të mund të devalvojnë brendinë e deklaratës. Për mua rëndësia e kësaj deklarate është se janë qartësuar disa çështje të cilat janë të paevitueshme dhe partitë nuk do të mund t’i injorojnë pasi në çdo cikël zgjedhor elektorati do të kërkoj llogari prej tyre për përmbushjen e obligimeve të cilat i kanë marrë lidhur me pikat apo përmbajtjen e deklaratës.

Megjithatë, sipas tij, për realizimin e saj nevojitet vullnet edhe nga partitë maqedonase, dhe në këtë kuadër, roli kryesor i takon partive shqiptare që të arrijnë t’i bindin partnerët e tyre në zbatimin e këtij deklarate që nuk ka asgjë të kontestueshëm pasi pikat e saj, sipas Musliut, janë pjesë përbërëse edhe të programeve të partive politike.

Tags: maqedonipartitë shqiptarepike

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
“Syri i Cikllopit”, mrekulli e natyrës që duhet ta shihni me sytë tuaj

“Syri i Cikllopit”, mrekulli e natyrës që duhet ta shihni me sytë tuaj

Në Europë vjen Huawei Honor 9 me 6GB RAM dhe 128GB memorie

Në Europë vjen Huawei Honor 9 me 6GB RAM dhe 128GB memorie

Kuksi pranë kualifikimit, pjesën e parë ndaj Sherif e mbylli me rezultatin 2-0

Kuksi pranë kualifikimit, pjesën e parë ndaj Sherif e mbylli me rezultatin 2-0







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm
Aktualitet

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

by mirseda
18:36 | 17/12/2025
0

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar. Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit...

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

17:52 | 17/12/2025
Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

17:49 | 17/12/2025
GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

17:32 | 17/12/2025
Salianji: Asnjë demokrat i detyruar në Elbasan

Salianji: Asnjë demokrat i detyruar në Elbasan

17:13 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com