Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Shqiptaro-amerikani që hodhi poshtë teorinë e Darwinit, ja kush është Prof. Nelson Çabej

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Shqiptaro-amerikani që hodhi poshtë teorinë e Darwinit, ja kush është Prof. Nelson Çabej

Për një kohë të gjatë veshtirësitë që gjente teoria Darwianiane e evolucionit gradual të llojeve i ka ndjerë edhe Profesor Nelson Çabej dhe, duke u marrë me to, ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit.Ai arriti në idenë themelore mbi rolin qëndror të informacionit epigjenetik në zhvillimin dhe evolucionin e botës së gjallë rreth 12 vjet më parë. Tashmë ka një teori, që mban emrin e tij. NGA DALIP GRECA Profesor Nelson R Çabej, që jeton në New Jersey, ka një jetë që merret me shkencë, por, përveç revistave të huaja, media shqiptare nuk ka patur kohë të merret me të. Ndoshta nga që ai është tepër modest dhe nuk mund të dalë para gazetarëve dhe të rrahë gjoksin”Ej , unë jam ai që kam tronditur botën akademike me teorinë time, që i kundërvihet evolucionit gradual të Darvinit”. Ai ka tashmë “patentën” e teorisë së vetë, por nuk është kujtuar askush që t’i akordojë atij qoftë edhe një titull të thjeshtë merite,megjithëse kemi krijuar një ushtri me “Mjeshtra të Mëdhenj” e me “Nder i Kombit”, edhe pse profesori është aq i njohur në rrethet shkencore, jo vetëm në Amerikë. Është edhe përgjegjësia e ne, gazetarëve, që në median shqiptaro-amerikane, përcjellim si sensacione ndodhi të rëndomta, shpesh folklorike, apo tjerrim lajme se aksh president amerikan, apo zv/president, për senatorë apo kongresistë, që drekojnë apo darkojnë në piceritë a restorantet e shqiptarëve, por nuk shkruajmë dy radhë për profesorin, librat e të cilit kanë hyrë në rreth një mijë biblioteka universitare amerikane, dhe ka arritur që të renditet në top-listën e librave shkencorë më të lexuar. Nuk e di nëse profesorët e fakulteteve të Shkencave të Natyrës, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kur shpjegojnë teorinë e Darvinit, a u përcjellin studentëve informacionin se ka një shkencëtar në Amerikë, teoria e të cilit,është kundër asaj të Darvinit për evolucionin gradual, që tashmë studiohet në universitetet amerikane, kanadeze, izraelite etj?! Një teori antirrymë. Nelson R Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA. Ndërmjetës i takimit tim dhe intervista me Profesor Çabejn, është dr. Hasan Ademaj, nga Kosova. Ai e kishte lexuar librin e profesorit dhe kishte ndjekur ecurinë e tij. Më kishte folur plot entuziazëm për pritjen që i kanë bërë studimeve të profesorit qarqet shkencore në Amerikë dhe shtete të tjera. Rasti është mbret, thotë një shprehje popullore. Gjatë vizitës së tij në Paris, Prof. Çabej kishte takuar Doktorin e Shkencave Arsim Spahiu, i cili i kishte kërkuar që pesë librat e tij t’i sillte në bibliotekën e Vatrës. Korrekt si gjatë të gjithë jetës së tij, Profesor Çabej, i kërkoi dr. Hasanit që të ndërmjetësonte për plotësimin e kësaj porosie. Kështu u takuam tek Vatra. Më pas një kafe dhe intervista.

SI LINDI TEORIA E EVOLUCIONIT E PROFESOR ÇABEJT?

Profesor Nelson Çabej mendon se Darwini ka qenë dhe mbetet një kolos i shkencës botërore, por shkenca nuk është dogmë e pandryshueshme. Teoritë shkencore krijohen mbi bazën e atyre që dihen në kohën e krijimit të tyre, por vjen një kohë që çdo teori duhet të modifikohet ose dhe të zëvendësohet për të shpjeguar dukuritë e reja që zbulohen. Në një kuptim të ngushtë teoria e seleksionimit natyror është po aq e vërtetë sot sa edhe një shekull e gjysmë më pare, kur Darwini e parashtroi atë. Por ndërsa gjeniu me seleksionimin natyror shpjegoi se si në brezat e njëpasnjëshme mbijetojnë e lënë më shumë pasardhës ata individë që pësojnë ndryshime të vogla të favorshme, njohuritë e kufizuara të kohës nuk e lejuan atë të kuptonte se si lindin ato ndryshime që sjellin evolucionin. Me zhvillimin e gjenetikës dhe zbulimin e gjenit, biologët menduan se ndryshimet e vogla Darwiniane ishin ndryshimet në gjenet (mutacionet gjenetike) të cilat sjellin evolucionin. Por shumë fakte të zbuluara në këtë gjysmë shekullin e fundit bien në kundërshtim me këtë shpjegim gjenetik. Mbi të gjithë këta fakte është dukuria që sot njihet si ”eksplozioni Kambrian”, që ndodhi rreth 542 milion vjet më parë, kur dolën në mënyrë jo graduale darwiniane, por në mënyrë “eksplozive” të menjëhershme, të gjitha grupet e mëdha të kafshëve që ekzistojnë sot. Janë paraqitur një numër teorish të reja për ta shpjeguar këtë dukuri enigmatike, por asnjëra prej tyre nuk jep një mekanizëm bindës të eksplozionit Kambrian dhe dukurive të tjera. Biologët anembanë botës sot janë në “garë” për të gjetur shpjegimin e këtij fenomeni. Për një kohë të gjatë vështirësitë që gjente teoria Darwianiane e evolucionit gradual të llojeve i ka ndjerë edhe Profesor Çabej dhe, duke u marrë me to, ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit. Ai arriti në idenë themelore mbi rolin qendror të informacionit epigjenetik në zhvillimin dhe evolucionin e botës së gjallë rreth 12 vjet më parë.

Dalip Greca

Tags: DarvinevolucionNelson Cabejshkencetariteori

TË LIDHURA

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
E premtja e 13 sjell ters! Ja çfarë pritet të ndodhë sonte në mbrëmje
Kuriozitete

E premtja e 13 sjell ters! Ja çfarë pritet të ndodhë sonte në mbrëmje

21:16 | 13/06/2025
Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit
Kuriozitete

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit

21:12 | 12/06/2025
Next Post
Prezantohet Panucci: Jam i nderuar, synimi i vetëm është të shkojmë në EURO 2020

Prezantohet Panucci: Jam i nderuar, synimi i vetëm është të shkojmë në EURO 2020

Video e rrallë e Lasgush Poradecit, reciton vargje për Kosovën

Video e rrallë e Lasgush Poradecit, reciton vargje për Kosovën

KQZ padit 76 komisionerë të numërimit të votave

KQZ padit 76 komisionerë të numërimit të votave

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com