Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Jehona, gruaja nga Kosova që la drogën pas 14 vitesh

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, Video Galeri
Jehona, gruaja nga Kosova që la drogën pas 14 vitesh

Jehona është një grua, e cila për 14 vjet me radhë ka qenë e varur nga heroina. Që në moshën 17-vjeçare, ajo ka filluar të abuzojë me drogën e llojit heroinë.

Por, si u bë Jehona e varur nga droga?  

“Kam filluar shumë herët të përdor substanca narkotike dhe menjëherë kam filluar me drogën e llojit heroinë. Një herë kam filluar ta përdor një herë në muaj, por më pas kam kaluar në atë fazë sa më është dashur të marr 4 deri në 5 herë në ditë heroinë. Unë kam filluar qysh e re të punoj dhe kam pasur të holla, por nuk ka qenë vendi i duhur ku i kam shpenzuar paratë”.

Ajo rrëfen se gjatë kohës që ka qenë e varur nga lëndët narkotike, është bërë nënë e dy fëmijëve. Edhe bashkëshorti i saj, me të cilin pas lindjes së fëmijëve është ndarë, ka qenë abuzues i heroinës. Fëmijët e saj nuk jetojnë as me nënën e as me babanë, pasi Qendra për Punë Sociale ka vendosur që ata të jetojnë te gjyshërit.

“Kam pauzuar dy vjet, para se të mbes shtatzënë, dhe i kam lindur dy fëmijë binjakë. Por, më pas kam rifilluar abuzimin me heroinë. Ndërkohë, jam ndarë nga bashkëshorti. Fëmijët jetojnë me gjyshërit, prindërit e ish-bashkëshortit”, tregon Jehona.

Ajo shton se kishte vendosur ta linte këtë ves për hir të fëmijëve, por ka qenë ish-bashkëshorti ai që e ka futur sërish në këtë “rrugë”:

“Arsyeja pse kam rifilluar të marr heroinë, ka qenë se edhe ish-burri ka keqpërdorur me drogë. Pasi ai ka qenë i papunë e unë punoja, për ta siguruar heroinën edhe për të, më ka detyruar të rifilloj marrjen e heroinës. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse më pas jam ndarë nga ai”.

Jehona ndonëse për herë të dytë është munduar të largohet nga droga, ka qenë shumë e vështirë, për shkak se tashmë ishin bërë 14 vjet që ishte e varur nga heroina.

Tashmë ajo merr shërbime në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”:

“Ka një vit që jam duke kërkuar ndihmë në qendrën ‘Labirint’. Edhe pse jam munduar vetë të tërhiqem prej drogës, nuk kam pasur sukses, ka qenë e vështirë. Vendimi im për të ardhur këtu në qendër, që të kërkoj ndihmë, ka qenë i drejtë, pasi tash jam në një dozë minimale dhe besoj shpejt do të pastrohem në tërësi. Tash jam mirë”, thotë ajo.

Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike.

Por, Jehona ka një porosi për qytetarët:

“Porosia ime është jo për të rinjtë, por për prindërit e fëmijëve që të jenë më vigjilent dhe nëse vërejnë diçka te fëmija i tyre, të kërkojnë ndihmë në vende adekuate. Sa më herët që kërkohet ndihmë është më e lehtë të tërhiqesh nga kjo shprehi e keqe”, thotë ajo për Radio Evropa e Lirë.

Jehona, gjithashtu, rrëfen se si abuzuese e drogës, ka qenë shumë e vështirë gjithçka, por vetë fakti se ishte femër e bënte edhe më të vështirë situatën.

“Sidomos për femra është shumë e vështirë, pasi që si të zgjohesh në mëngjes gjëja e parë që mendon është se si ta sigurosh drogën. Në qoftë se nuk ke para, detyrohesh të dalësh në rrugë apo gjetiu dhe të vjedhësh. Për një femër është sfidë e jashtëzakonshme’’.

Ndryshe, përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Tags: e varurJehonala drogenpas 14 vitesh

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
Tre vjet nga rrëzimi i aeroplanit MH17, përkujtohen 298 viktimat

Tre vjet nga rrëzimi i aeroplanit MH17, përkujtohen 298 viktimat

Konkurrenca e biznesit me standarde, Shqipëria renditet e fundit

Konkurrenca e biznesit me standarde, Shqipëria renditet e fundit

Kinemaja në zi, vdes aktori legjendar në moshën 89-vjeçare

Kinemaja në zi, vdes aktori legjendar në moshën 89-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com