Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Federer fiton trofeun e 8 të Wimbledon

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Federer fiton trofeun e 8 të Wimbledon

Roger Federer triumfoi për të tetën herë në turneun grand slam të Wimbledon që mund të konsiderohet edhe si evenimenti më prestigjoz i këtij sporti. Zvicerani është një legjendë e gjallë e tenisit botëror. Ish numri 1 i botës shkatërroi në tre sete 6-3, 6-1, 6-4 kroatin Marin Cilic, i cili nuk arriti për asnjë moment t’i bënte ballë klasit dhe magjisë së një prej tenistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ballkanasi u detyrua disa herë të kërkonte ndihmën e mjekut për të kuruar përkohësisht dëmtimin në këmbë por ndeshja e FedEx ishte pothuajse perfekte.

Back hand, shërbime të pakapshme dhe qartësia në kthiin e topit e bënë të pakapshëm tenistin zviceran që e mbyli setin e parë në vetëm 36 minuta pasi i rrëmbeu kundërshtarit dy lojë me topat e tij. Me fillimin e pjesës së dytë, Federer u shfaq një uragan i vërtetë duke e çuar menjëherë rezultatin në 3-0 dhe pas një loje që i lejoi kroatit, Federer fitoi edhe tre të tjera për të rrënuar moralisht Cilic që nuk mund të bënte asgjë përballë madhështisë së “Mbretit” të raketës. Cilic kërkoi sërish ndërhyrjen e mjekëve për shkak të një problemi në këmbën e majtë. Cilic u rikthye në lojë por në lojën e pestë të setit të tretë u dorëzua duke i ndezur dritën jeshile zviceranit që numëron 8 tituj në Wimbledon por nuk njeh limite pasi në fjalën përshëndetëse premtoi se do të rikthehet sërish vitin e ardhshëm dhe do të tentojë një tjetër sukses, raporton SS.

Në moshën 36-vjeçare ai bëhet tenisti më i vjetër që arrin të fitojë në Wimbledon, madje edhe me një rekord të pabesueshëm, pa humbur asnjë set gjatë gjithë turneut. Wimbledon rikthehet në palmaresin e zviceranit pas një mungese të gjatë 5 vjeçare, ndërsa ky është titulli i 19 grand slam si askush tjetër në këtë sport. Federer e mbyli mes lotëve këtë turne por të gjithë rivalët janë të paralajmëruar, mbreti i tenisit është rikthyer dhe tashmë US Open është ndalesa e tij e radhës për të synuar kurorën e 20 të një karriere të jashtëzakonshme.

Tags: Marin CilicRoger FederertenistrofeuWimbledon

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
Nënkryetari i AAK: Koalicioni PAN i ka siguruar votat për qeverinë

Nënkryetari i AAK: Koalicioni PAN i ka siguruar votat për qeverinë

Lulzim Basha i refuzon kushtet, shpërthen Patozi: Zgjodhi farsën, jo garën

Patozi, Bashës: Të ka ardhur goja, por asgjë nuk do të jetë më si më parë

Mbrojtja e Mjedisit/ Gjashtë të rinj prodhojnë makinën e parë elektrike në Kosovë

Mbrojtja e Mjedisit/ Gjashtë të rinj prodhojnë makinën e parë elektrike në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com