Google Maps ka zhvilluar një parametër të ri që tani është aktivizuar vetëm në SHBA dhe Britani.
Pasi të shikoni drejtimin e automjetit, mund të kaloni në barin e poshtëm për të parë edhe motin dhe trafikun, por edhe ndryshueshmërinë e tyre gjatë udhëtimit.
Kjo është shumë e dobishme sepse kur përpiqesh të shkosh diku, ti duhet të informohesh mbi linjat e gjata të trafikut që mund të kesh përpara. Hartat do t’ju tregojnë vizualisht situatën për t’ju bindur se mbase mund të jetë më mirë të niseni drejt destinacionit tuaj një orë më parë ose më vonë për të shmangur trafikun.