Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Turqia, një vit pas përpjekjes për grusht shteti

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Turqia, një vit pas përpjekjes për grusht shteti

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/322018371576240/

Turqia shënon sot përvjetorin e parë të përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Mbrëmjen e 15 korrikut, 2016, dhuna ka përfshirë dy qytetet kryesore: në Stamboll fraksione të ushtrisë, me tanke dhe helikopterë, kanë bllokuar një urë, ndërsa në Ankara kanë rrethuar selitë e inteligjencës turke dhe të Parlamentit.

Përpjekja për puç u shkatërrua, pasi Erdogan u ka bërë thirrje njerëzve të dalin në rrugë dhe të mbështesin qeverinë e tij përballë komplotuesve. Mbi 240 njerëz, shumica civilë, kanë vdekur gjatë asaj nate.

Erdogan ka fajësuar për grusht-shtetin mbështetësit e klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin shpesh e ka akuzuar për përpjekje për të nxitur kryengritje në ushtri, media dhe gjyqësi. Një vit më pas, pasojat vazhdojnë të tronditin Turqinë.

Mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe rreth 150,000 të tjerë janë pezulluar ose shkarkuar nga puna, nën dyshimet se kanë lidhje me Gulenin. Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, mohon çdo përfshirje në përpjekjen për puç.

Ndjekësit e tij, të njohur edhe si gylenistë, kanë punuar në çdo cep të shoqërisë – biznese, akademi, shërbime civile dhe media – por Qeveria turke është kritikuar për shfrytëzim të rastit për të goditur të gjithë kundërshtarët dhe jo vetëm komplotuesit e puçit.

Erdogan, në një rast, e ka përshkruar grusht-shtetin si “dhuratë nga Zoti” që, siç ka thënë, i ka mundësuar qeverisë të pastrojë institucionet ushtarake dhe publike nga gylenistët.
Këtë javë, kryeministri turk, Binali Yildirim, tha se “asnjë shtet nuk mund të punojë me ata që nuk tregojnë besnikëri”. “Lufta jonë kundër lëvizjes gyleniste do të vazhdojë me vendosmëri”, tha ai.
Komuniteti ndërkombëtar i ka dënuar arrestimet masive të qytetarëve turq, ndërsa në reagimet e para pas përpjekjes për puç, ka bërë thirrje për qetësi dhe ka thënë se institucionet demokratike të Turqisë duhet të respektohen.

Turqia është anëtar kryesor i NATO-s, luan rol kyç në konfliktin në Siri, ndërsa për Bashkimin Evropian është partner i rëndësishëm në përpjekjet e tij për të zgjidhur krizën me migrantë dhe të tjera.
Ushtria turke, historikisht, ka ndërhyrë në politikë, pasi e sheh veten si mbrojtëse të sekularizmit dhe demokracisë. Qysh në vitin 1960, në Turqi kanë ndodhur katër grusht-shtete.

Në përkujtim të përpjekjes së fundit për grusht-shtet, në gjithë Turqinë raportohet se janë vendosur posterë: vizatime të njerëzve që përballen me ushtarë, nën moton “legjenda e 15 korrikut”.

Tags: grusht shtetinjë vit paspërpjekjesTurqia

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
Samsung prodhon televizorin gjigant, diagonalja e tij është 10.3 m

Samsung prodhon televizorin gjigant, diagonalja e tij është 10.3 m

Austria dhe Gjermania: BE t’i shtrijë dorën Ballkanit Perëndimor

Austria dhe Gjermania: BE t’i shtrijë dorën Ballkanit Perëndimor

Shkodër, qytetarët në protestë: Bashkia përgjegjëse për vdekjen e punonjësit. Duam siguri në punë

Shkodër, qytetarët në protestë: Bashkia përgjegjëse për vdekjen e punonjësit. Duam siguri në punë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com