Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Prova e 18 majit dështoi, Shqipëria pa rrugëdalje

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha: Prova e 18 majit dështoi, Shqipëria pa rrugëdalje

Kryetari i ngrirë i PD-së ka vijuar turin, teksa është takuar me banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe të Njësisë 7 në Tiranë.

Lulzim Basha theksoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje, asnjë pakt me partitë që blenë, e manipuluan votën e shqiptarëve:

“Betejë e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”.

Basha tha se demokratët ishin të vetmit që u përballën me kauza të drejta e të rëndësishme për Shqipërinë:

“25 qershori vërtetoi se lufta kundër krimit në politikë, lufta kundër drogës dhe beteja për zgjedhje të lira e të ndershme ishin kauza të drejta dhe më të rëndësishme për Shqipërinë sot. Kush i luftoi këto kauza? Kush u përball me këto kauza? Vetëm Partia Demokratike, vetëm demokratët. Në ditët, muajt kur skeptikët nuk guxonin të pranonin apo të shqiptonin, problemin e thellë të krimit në politikë me autorizim dhe bekim të Edi Ramës, demokratët u ngritën, dhe ne u përballëm me drogën kur askush nuk guxonte të fliste për të.

Me drogën, si projekt politik të Edi Ramës dhe kriminelëve që solli në institucione, pikërisht për të mbuluar dështimin e tij me ekonominë dhe për të përgatitur atë që ekzekutoi me 25 qershor. Ndaj beteja kryesore që ne duhet të vazhdojmë sot pavarësisht se çfarë ndodh brenda shtëpisë tonë është beteja për demokracinë. Sepse njësoj si në ’91-in, nuk ka humb vetëm Partia Demokratike, ka humb demokracia, kanë humbur shqiptarët, ka humbur Shqipëria”, u shpreh Basha.

Gjithashtu, Lulzim Basha foli për projektin dhe sfidat që e presin përpara:

“Ju siguroj që do të vazhdoj t’ju shërbej me sakrificë totale, çdo sekondë të drejtimit tim, duke luftuar me ju dhe për ju, dhe për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, me të gjithë demokratët e bashkuar në një betejë e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër, përveç fitores së të drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme e përmes tyre, fitores së projektit tonë.

Dalim nga kjo garë me kokën lart si e vetmja forcë morale që nuk u përlye në shit-blerje, që nuk u përlye në krim, që ofroi Shqipërisë rrugën e daljes. Dhe sot Shqipëria është pa rrugë dalje. Nuk ka ça të festojë Edi Rama, s’ka as shpresë, as besim, as entuziazëm as te grupi i tij i ngushtë, se nuk ka rrugëdalje njësoj si në ’91-in.  Nuk ka dritë në fund të tunelit të tij, as për ekonominë, as për makrofinancat e shtetit, as për rininë, as për pensionistët, nuk ka. Në radhë të parë kemi kurajon tonë, moralin tonë politike, kemi vizionin tonë europian të qendrës së djathtë me vlerat tona. Por që ta ofrojmë këtë duhet patjetër të fitojmë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme”, pohoi Basha.

Tags: gara ne PDlulzim bashaprova e 18 majitturi i takimeve

TË LIDHURA

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike

18:10 | 20/01/2026
Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

17:46 | 20/01/2026
Vrasja e 57-vjeçarit në Thumanë/ Pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë
Aktualitet

Vrasja e 57-vjeçarit në Thumanë/ Pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë

17:39 | 20/01/2026
Next Post
A do të përfundojë Rama si Berisha i Dytë?

A do të përfundojë Rama si Berisha i Dytë?

Bonucci zyrtarisht te Milani, Del Piero: Mendoja se ishte shaka!

Bonucci zyrtarisht te Milani, Del Piero: Mendoja se ishte shaka!

Skënderbeu u dënua për ndeshjet që fitoi, publikohet vendimi i Komisionit të Etikës

Skënderbeu u dënua për ndeshjet që fitoi, publikohet vendimi i Komisionit të Etikës







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta
Kosovo

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

by mirseda
21:06 | 20/01/2026
0

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë...

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

20:07 | 20/01/2026
Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

19:36 | 20/01/2026
“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

18:44 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com