Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

U liruan pas 10 vitesh, të dënuarit e Brodecit: Jemi të pafajshëm!

9 vjet ago
in Të Gjitha
U liruan pas 10 vitesh, të dënuarit e Brodecit: Jemi të pafajshëm!

Ditën e djeshme janë liruar pas 10 vitesh vuajtje dënimi, 10 të burgosurit për rastin “Stuhia malore”, e cila njihet si rasti i Brodecit.

“Stuhia Malore” ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të Malësisë së Sharrit, ku humbën jetën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 113 vite burg, të akuzuar për “veprime terroriste” me qëllim “prishje  të rendit kushtetues”.

Të akuzuar ishin: Hebib Ahmeti, i cili u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë, u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, të cilët janë Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti, të gjithë nga Brodeci.

Megjithatë, pas 10 vitesh, ata ende nuk e kanë kuptuar përse janë dënuar dhe shprehen se janë të pafajshëm.

I tillë është Shehir Ziberi, i cili thotë se këtë dënim e mori pa pikë faji. Sot ai është i lirë, por nuk është i lumtur, pasi thotë se jeta e tij është e thyer në gjysmë nga vuajtjet dhe keqtrajtimet që i përjetoi në qeli.

“Unë isha në shtëpi, as vetë nuk e di se ç’ka ndodhi, vetëm kur hyrën policia më nxjerrën nga familja më shtrinë për toke edhe më arrestuan, plus ma thyen krahun edhe pse thotë policia se nuk kishte maltretim. Të pafajshëm jemi edhe ende se di se për ç’ka më arrestuan”, tha ai.

Të njëjtin fat e kishte edhe Nadi Dauti, i cili për 10 vite qëndroi prapa hekurave. Edhe ai thotë se është i pafajshëm. Pas tërë këtyre viteve, Nadiu kërkon që edhe sot drejtësia të zbardhet për rastin e Brodecit.

“40 vjet e tërë familja e vuajti dënimin. Unë , djali, vëllai dhe nipi. U mbyll dera e shtëpisë, për asnjë faj edhe pse jemi më të pastër se loti. Por një ditë drejtësia do të dale në dritë”, shprehet ai.

Gruaja e Nadiut, Elmazja rrëfen kohën derisa burri dhe i biri ishin në burg. Ajo thotë se gjatë këtyre viteve është detyruar të jetë edhe burrë edhe grua pasi shtëpia ishte pa zot shpie:

“Falë Zotit që u kthyen në shtëpi, shëndosh e mirë, ku djali dhe burri hyrën brenda shtëpisë dhe gëzova shumë, por nuk e kam paramenduar se do të kthehen. Vetë isha grua, vetë burra, me halle dhe derte për nipat dhe për këta në burg”, u shpreh ajo.

Lirinë nuk e gëzuan dot Hanifi dhe Nevzadi, pasi të dy ndërruan jetë në burg.

Tags: 10 vjet burgjemi te pafajshemlirohenRasti i Brodecitte denuarit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Batutat pas rinumërimit, dorëzohen përfaqësuesit e PDIU-së

Batutat pas rinumërimit, dorëzohen përfaqësuesit e PDIU-së

Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore, shqiptarët e neglizhojnë

Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore, shqiptarët e neglizhojnë

Rama futi në listën e zezë doktorin e vdekur, reagon e bija: Ma helmoi shpirtin…

Rama futi në listën e zezë doktorin e vdekur, reagon e bija: Ma helmoi shpirtin...







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com