Filozofi i njohur i skepticizmit, Ludwig Wittgenstein, punoi si mësues në një shkollë fillore në një zonë rurale të Austrisë për 3 vjet (1918-1921), duke përfshirë edhe periudhën e përgatitjen së Traktatit logjiko- filozofik, dhe publikimin të tij të parë në Gjermani. “Edhe pse ishte në rrugën e duhur për t’u cilësuar si filozofi më i madh i gjallë”, shkruan Spenser Robins në një artikull të botuar në “Paris Review”, ai ishte tejet i vendosur se “ishte një dështim moral”, duke iu referuar situatës jo të mirë ekonomike, në të cilën gjendej.
Për të plotësuar nevojat e përditshme, shkoi aq larg sa të shiste trashëgiminë e familjes, duke e braktisur pallatin ku ishte rritur, dhe shkoi si mësues për fëmijët në mes të askundit. “Jam mësues i shkollës fillore në një fshat të vogël të quajtur Tratenbah”- i shkruante Wittgenstein në 23 tetor 1921, mësuesit dhe mikut të tij Bertrand Russell. Muajin që pasoi, në një letër tjetër, ai e përshkroi situatën e tij si “të urryer dhe të neveritshme”, duke u ankuar se “e di se njerëzit mesatarisht nuk kanë ndonjë vlerë të madhe kudo, por këtu janë shumë më të mirë për asgjë, dhe më të papërgjegjshëm se diku tjetër”.
Megjithatë, shumë dëshmi na japin një pamje të Wittgenstein, si atë të një mësuesi shembullor dhe tepër të përkushtuar për të mirën e nxënësve të tij. Kolegu i tij Robins tregon se si së bashku “projektuan motorët me avull, dhe ndërtuan modele, disektuan kafshë, panë gjëra në një mikroskop që Wittgenstein e kishte sjellë nga Vjena, lexuan letërsi, mësuan yjësitë dhe shëtitën nëpër Vjenë, ku qëndruan tek shkolla e drejtuar nga e motra e tij, Hermina”.
Kjo e fundit kujton, se fëmijët “shtynin njëri-tjetrin nga dëshira” për t’iu përgjigjur pyetjeve të mësuesit të tyre filozof. Të paktën një fëmijë veçanërisht premtues, mori nga Wittgenstein leksione jashtë programit, dhe madje edhe një ofertë për t’u adoptuar prej tij.
Gjithashtu, ne mund ta konsiderojmë Wittgenstein si një kampion, natyrisht në mënyrën e tij të barazisë gjinore në kontrast me mësuesit e tjerë të angazhuar në Austrinë rurale në fillimin e shekullit XX. Për shembull, priste që vajzat të ishin në gjendje të zgjidhnin problemet e njëjta dhe jashtëzakonisht të vështira të matematikës, që zakonisht mendoheshin se mund të zgjidheshin vetëm nga djemtë.
Dhe për të njëjtën arsye, i ndëshkonte fizikisht, kur jepnin një përgjigje të gabuar ose kur ata nuk i përvetësonin konceptet aq shpejt sa i do të donte ai. Ky trajtim i ashpër, kulmoi në një incident të famshëm, kur 11-vjeçari Haidbauer, një nxënës i Wittgenstein, humbi ndjenjat pasi u goditur disa herë në kohë gjatë një ore mësimi.
Incidenti u raportua në polici dhe Wittgenstein u doli përpara gjykatës në Glëgnic në 17 maj 1926. Gjykatësi urdhëroi një vlerësim psikiatrik të mësuesit. Sipas disave, gjykatësi vendosi të përjashtojë Wittgenstein nga mësimdhënia, edhe pse rezultatet e këtij procesi gjyqësor nuk u bënë kurrë publike. Duket se familja e filozofit kishte ndërhyrë për ta lënë këtë çështje në heshtje.
Megjithatë Haidbauer, nuk ishte i vetmi nxënës që akuzoi Wittgenstein për dhunë fizike. Kështu, 10 vjet më vonë, ndërsa punonte në Kembrixh, ai u rikthye në fshatin ku kishte dhënë mësim për t’i kërkuar ndjesë të gjithë fëmijëve që kishin qenë subjekt i dhunës së tij.
Megjithatë, si rezultat i atyre incidenteve, ishte krijuar një hendek i madh mes banorëve të fshatit Tratenbah dhe tiranikut Wittgenstein, i paaftë për të pasur një raport empatik me studentët e tij. Nga ana tjetër, duhet thënë gjithashtu se sipas disa biografëve të Wittgenstein, lajmet e përhapura rreth tij, duke përfshirë edhe ato që çuan në dënimin e tij, ishin vënë në qarkullim nga një kolegu i tij shumë ziliqar për çështjet e brendshme të trajtimit të nxënësve.