Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Si ta dalloni nëse dikush është duke u mbytur

9 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha
Si ta dalloni nëse dikush është duke u mbytur

Ndoshta për shkak të klisheve, filmave dhe serialeve televizive, shumë njerëz mund të mendojnë se mbytja është diçka që ndodh në mënyrë të hapur, e dallueshme nga britmat dhe përpëlitjet e viktimës mbi ujë. Por italiani Marko Vitone, që ka një eksperiencë të gjatë si roje bregdetare, thotë se kjo nuk ndodh thuajse asnjëherë: të mund ta kuptosh në kohë, mund jetë jetike nëse rasti të jesh pranë dikujt që po rrezikon të mbytet.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare në Itali, një në dhjetë raste, një i rritur sheh një fëmijë që mbytet duke mos e vërejtur në të vërtetë aspask se çfarë po ndodh. Vitone shprehet se “për të patur një ide se sa në dukje e qetë, dhe pak dramatike mund të jetë një mbytje, mjafton vetëm një fakt: është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve aksidentale në mesin e të rinjve nën 15 vjeç, vetëm pas aksidenteve rrugore”, dhe rreth një në dy mbytje ndodhin në rrezen e 20 metrave larg një të rrituri.

Vitone citon një studim të publikuar në vitin 2006, në revistën e rojeve bregdetare amerikane, që e shpjegon në pesë pika situatën e atij që po mbytet, duke folur mbi Instinctive Drowing Response, reagimin instiktiv ndaj mbytjes:

Duke përjashtuar disa rrethana të rralla, njerëzit që po mbyten janë fiziologjikisht të paaftë të kërkojnë ndihmë. Sistemi i frymëmarrjes është bërë për të marrë dhe nxjerrë frymë. E folura është një funksion dytësor. Duhet të arrish të marrësh frymë, para se të flasësh.

Goja e dikujt që po mbytet shkon lart e poshtë në sipërfaqen e ujit. Goja e tij nuk qëndron mjaftueshëm gjatë në sipërfaqe për të thithur dhe nxjerrë ajër apo kërkuar ndihmë. Njerëzit që janë duke u mbytur, nuk munden as të tundin krahët e tyre për ndihmë.

Instinkti i çon ata të hapin krahët në përpjekje për të qëndruar mbi det. Kjo është ajo që i ndihmon të nxjerrin gojën nga uji, në përpjekje për të marrë frymë. Gjatë reagimit instinktiv ndaj mbytjes, njerëzit nuk kontrollojnë mirë as lëvizjet e krahëve të tyre.

Ata nuk arrijnë të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të përpiqen të qëndrojnë mbi ujë, të kërkojnë ndihmë apo të notojnë drejt dikujt.

Në momentet e para të mbytjes, trupat qëndrojnë në ujë në një pozicion vertikal masatarisht 20- 60 sekonda para se të mbyten. E gjitha kjo sigurisht nuk do të thotë se një person që tund krahët dhe kërkon ndihmë, nuk ka realisht nevojë për ndihmë, vetëm se gjendet në një fazë të ndryshme – dhe më të hershme – në raport me mbytjen e vërtetë. Por jo të gjithë njerëzit që mbyten, kalojnë detyrimisht nga kjo fazë. Vitone jep edhe një numër elementësh që duhen vënë re nëse dikush është duke u mbytur:

Koka e futur në ujë, me gojën në nivelin e ujit

Koka e përkulur nga mbrapa, me gojën e hapur të personit

Sytë pa asnjë shprehi, dhe që nuk shohin asgjë

Sytë e mbyllur

Flokët nëpër sy

Hiperventilim ose vështirësi në frymëmarrje

Përpjekja për të notuar në një drejtim, pa lëvizur në realitet

Përpjekja për t’u kthyer në shpinë

Dhënia e idesë se personi po përpiqet të ngjitet në një shkallë të padukshme

Gjëra të ngjashme mund t’i shihni të paraqitura grafikisht edhe në këtë video. Ajo është në anglisht, por imazhet janë shumë të qarta./Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit
Aktualitet

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
Aktualitet

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

21:25 | 30/03/2026
Asambleja e PS në Fier mblidhet për zgjedhjet vendore dhe riorganizimin në terren
Kryesore

Asambleja e PS në Fier mblidhet për zgjedhjet vendore dhe riorganizimin në terren

20:35 | 30/03/2026
Next Post
OnePlus 5 sfidon shpejtësinë e iPhone 7 Plus dhe Samsung S8

OnePlus 5 sfidon shpejtësinë e iPhone 7 Plus dhe Samsung S8

Kokëdhima sfidon Ramën: Do të bëhem kryeministër

Kokëdhima: Rama nuk qeveris dot i vetëm! Zgjedhjet, një dështim; qytetarët i bojkotuan

Ze Maria refuzon urdhrin e klubit të Tiranës, vendos të mbajë mesfushorin Akua

Ze Maria refuzon urdhrin e klubit të Tiranës, vendos të mbajë mesfushorin Akua







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm
Bota

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm

by mirseda
23:04 | 30/03/2026
0

Disa kryebashkiakë në Francë, të zgjedhur nga partia e djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar, kanë hequr flamujt e...

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

22:03 | 30/03/2026
Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com