Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria, perla e fshehur e turizmit evropian

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shqipëria, perla e fshehur e turizmit evropian

Shqipëria është perla e re e fshehur e turizmit evropian. Sipas ministres shqiptare të Turizmit, Milva Ekonomi, sektori i turizmit në vend ka përjetuar një bum të vërtetë gjatë vitit 2016: +15 për qind gjatë vitit të shkuar, e cila e përkthyer në shifra është 4.3 milionë turistë.

Dhe jo vetëm nga vendet fqinje: regjistrohen vizita edhe nga Gjermania, Rusia dhe Italia. E vendosur mes Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, Shqipëria shtrihet buzë Mesdheut me plazhet e saj të gjera, në mes të deteve Adriatik dhe Jon. Deti i bukur, është sigurisht një nga pikat e forta të këtij vendi, kaq pak të njohur deri më sot. Ndër plazhet më të bukura që iu rekomandojmë janë:

Saranda

Në jug të Shqipërisë, ndodhet një plazh i gjatë me guralecë në qytetin me të njëjtin emër, në vijë ajrore përballë ishullin grek të Korfuzit.  Deti është kristal i pastër, dhe plazhe plot me restorante dhe bare me produkte tipike vendase.

Ksamili

Ndodhet disa kilometra larg Sarandës. Plazhi gjendet përballë katër ishujve të vegjël, aq pranë njëri-tjetrit saqë mund të arrihen me not, sigurisht nëse keni dëshirë të bëni edhe pak sport! Mes ujërave pothuajse transparente dhe rërës së bardhë, ka edhe disa bare dhe restorante, ku ju mund të freskoheni dhe hani diçka.

Dhërmiu

Shtrihet në jug të Vlorës, ndër qytetet bregdetare të më të vjetra në Shqipëri, konkretisht gjatë vijës bregdetare mes Qafës së Llogorasë dhe qytetit të Sarandës.  Dhërmiu është një plazh i gjatë me rërë të verdhë, i pajisur shumë mirë me bare, restorante dhe struktura hoteliere që japin dhoma, apartamente, vila dhe çadra me qira. Për më tepër, longomare ofron një nate interesante:ka klube dhe bare me bollëk.

Karaburuni

Plazhi është pjesë e Parkut Kombëtar Karaburun-Sazan, një rezervat që shtrihet për gati 2 kilometra. Në rast se deti i qartë dhe plot me shpella nënujore është i përkryer për zhytësit, brenda parkut ju do të gjeni rrënojat romake dhe relike të Luftës së Dytë Botërore.

Gjipeja

I fundit por jo më pak i rëndësishmi:ky vend është vërtetë spektakolar. Shkëmbinjtë e pjerrët bien thikë mbi plazhin ngjyrë ari, i lagur nga një det shumë i bukur. Gjipeja gjendet mes Vunoit dhe Ilias, dy fshatra të vegjël në jug, dhe është mjaft afër me plazhin e Dhërmiut.

Jo vetëm det

Shqipëria ofron gjithashtu disa vende me interes historik dhe arkeologjik. Duke filluar nga kryeqyteti, Tirana, ku duhen vizituar patjetër katedralja e Shën Palit, Kulla e Sahatit, Kalaja e Justinianit dhe kopshtet e mrrekullueshme botanike. Në Durrës, qyteti i dytë i Shqipërisë, nuk duhet humbur një vizitë në amfiteatrin më të madh në vend, si dhe kalaja e lashtë e Gjirokastrës, qendra e së cilës është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Zonat më interesante arkeologjike:

Butrinti

Gjendet pothuajse në kufi me Greqinë:këtu, përveç parkut me sitin arkeologjik ju mund të vizitoni muzeun, teatrin, tempullin e Asklipiut dhe disa mozaikë bizantinë. Tempulli i Artemisës me kolonat e tij imponuese gjendet ndërkohë në Apoloni, një qytet fillimisht grek dhe më pas romak.

Apolonia

Këtu qyteti antik është i vendosur në një kodër përballë lagunës së Darzezës, ndërmjet grykëderdhjeve të dy lumenjve:Semanit dhe Vjosës. 137 hektarë gjurmë të qytetërimeve greke, romake, bizantine dhe otomane, gjithçka e fshehur në mesin e dushqeve, ullishtave dhe hapësirave të mëdha të gjelbra. Pikërisht këtu ndodhen mbetjet e njërit prej tempujve më të bukur që i është dedikuar mitit të Artemisës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: evropianfshehurperlashqiperiaturizmi

TË LIDHURA

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër
Aktualitet

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër

14:20 | 02/10/2025
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

19:18 | 01/10/2025
Next Post
Vlorë, zhduken në det biznesmeni dhe ndihmësi i tij

Vlorë, zhduken në det biznesmeni dhe ndihmësi i tij

BE, apel liderëve të Kosovës: Formoni një qeveri të qëndrueshme dhe jo për interesat tuaja

BE, apel liderëve të Kosovës: Formoni një qeveri të qëndrueshme dhe jo për interesat tuaja

Pse Berisha është i dënuar të heshtë

Pse Berisha është i dënuar të heshtë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”
Showbizz

Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”

by mirseda
16:29 | 02/10/2025
0

Zhurmë të madhe bëri në rrjet takimi gjysmë ‘i fshehtë’ i konkurrentit të “Për’puthen”, Keijsi Hysenit, me...

Pas shkarkimit, Erion Veliaj ankimon në GJK edhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet: Është antikushtetues!

Pas shkarkimit, Erion Veliaj ankimon në GJK edhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet: Është antikushtetues!

16:10 | 02/10/2025
“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës

“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, Gjykatën e Lartë rrëzon kërkesën, Veliaj ngelet në burg

14:50 | 02/10/2025
Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

14:47 | 02/10/2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

14:46 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com