Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?

1295 – Skocia dhe Franca formojnë një aleancë kundër Anglisë. Kushtet e traktatit përcaktonin se nëse një prej dy vendeve sulmohej nga Anglia, vendi tjetër do të pushtonte territorin anglez. Në 1429, skocezët i shkuan në ndihmë Zhan D’Arkës në betejën e famshme të Orleanit, ndërsa Anglia kishte pushtuar Francën.

1610 – John Guy niset për lundrim nga Bristol i Anglisë me 39 emigrantë për në ishullin Newfoundland, afër Kanadasë, ku krijoi një koloni. Guy u kthye në Angli në prill 1613 për të mbledhur ndihma për koloninë e re, por pa sukses; pas kësaj ai u dha pas tregtisë e politikës, dhe nuk u kthye më në Newfoundland. Emri zyrtar i ishullit ishte “Newfoundland” deri në vitin 2001, kur ndryshoi në “Newfoundland & Labrador”.

1687 – Shkencëtari Isak Njuton boton “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”. Në vitin 1747, fizikani francez Alexis Clairaut e vlerësoi veprën e Njutonit si fillimin e epokës së një revolucioni të madh në fizikë që nxori në dritë matematikën, shkencë e cila deri atëherë kishte mbetur vetëm hipotetike.

1934 – “E enjtja e Përgjakshme”: Policia hap zjarr mbi marinarët në San Francisko, të cilët ishin hedhur në grevë prej 83 ditësh, ata kërkonin sindikalizmin e gjitha porteve të bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Flota aleate fillon pushtimin e Sicilisë; ndërkohë që forcat gjermane fillojnë një ofensivë masive kundër Bashkimit Sovjetik në betejën e Kurskut, e njohur gjithashtu e njohur si Operacioni Citadel.

 1946 – Bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Paris, Francë. Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.

Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe. Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini. Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

1950 – Knesseti (Parlamenti izraelit) miraton Ligjin e Kthimit, që u jep të gjithë hebrenjve të drejtën të emigrojnë në Izrael.

1954 – BBC (British Broadcasting Corporation) transmeton buletinin e saj të parë të lajmeve televizive.

1971 – E drejta e votës: amendamenti njëzet e gjashtë i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara për uljen e moshës së votimit nga 21-18 vjeç vërtetohet zyrtarisht nga presidenti Richard Nixon.

2012 – Londër, Angli: Kryhet përurimi i “Shard of Glass”, ndërtesa më e lartë në Evropë, afërsisht 310 metra e lartë; ndërtimi kishte filluar në mars 2009; përfundoi në mars 2012, u përurua në korrik 2012, dhe u hap për publikun më 1 shkurt 2013.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
“Spider-Man: Homecoming”, nga 6 korriku premierë në kinema në Tiranë

“Spider-Man: Homecoming”, nga 6 korriku premierë në kinema në Tiranë

Kryente vepra të turpshme me vajzën dhe dhunonte gruan, ndalohet 36-vjeçari

Kryente vepra të turpshme me vajzën dhe dhunonte gruan, ndalohet 36-vjeçari

Sërish tërmet në Maqedoni, banorët i frikësohen shpërthimit të vullkanit

Sërish tërmet në Maqedoni, banorët i frikësohen shpërthimit të vullkanit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.
Aktualitet

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.

by mirseda
17:13 | 25/02/2026
0

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra...

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

16:49 | 25/02/2026
Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante

Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante

16:35 | 25/02/2026
Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin

Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin

16:33 | 25/02/2026
Dy kamionë bllokojnë aksin Moglicë–Gramsh

Dy kamionë bllokojnë aksin Moglicë–Gramsh

16:31 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com