Pas humbjes së Partizanit në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-1 kundër skuadrës bullgare Botev Plovdiv,
është dorëhequr drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Genci Tomorri.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Burgas të Bullgarisë më 6 korrik.
Trajneri Sulejman Starova tha se “Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin në ndeshjen e kthimit edhe pse me këtë humbje ndaj një kundërshtari kaq të fortë, është e vështirë. Ata treguan se kanë eksperiencë dhe janë një skuadër e pjekur”.