Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Xhenxhefil i kombinuar me hithër, kundër anemisë e lodhjes

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Xhenxhefil i kombinuar me hithër, kundër anemisë e lodhjes

Çaji i hithrës ose lëngu i saj është një element i rëndësishëm i një ushqyerjeje që nuk e streson trupin. Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron. Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre. Agroweb informon se lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.

Receta e gjallërimit të organizmit:
1 copë xhenxhefil 2-3 cm
85 gramë hithra të thata 
1 litër ujë 
Mjaltë puro artizanal

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zieni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzieni me një lugë të pastër. Mbulojeni enën me kapak. Lëreni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme. Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Më pas, do të keni mundësi të përfitoni vlerat maksimale që do të rigjallërojnë sistemin tretës. Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Vlerat e hithrës dhe xhenxhefilit

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur hithrën dhe xhenxhefilin prej shumë kohësh, për shkak të vlerave të tyre kundër inflamacionit. Hithra është përdorur për të trajtuar simptomat e zmadhimit të prostatës, ndërsa rrënja e tyre është plot vlera për shëndetin e meshkujve në moshë.

Përbërësit botanikë të rrënjës ndihmojnë ndërlidhjen e hormonit të gjallërisë me testosteronin tek meshkujt. Edhe xhenxhefili është një produkt mjaft premtues në mbrojtjen e shëndetit të prostatës tek meshkujt në moshë.

Barishtja e hithrës është mikeshë e mirë e shëndetit të njeriut. Pirja e rregullt e çajit të hithrës ushqen veshkat, ul lodhjen dhe këputjen, jep gjallëri, stabilizon sheqernat në gjak, pakëson alergjitë, u jep shëndet kockave dhe gjymtyrëve, u jep shkëlqim flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Për më tepër, çaji i hithrës përmirëson sistemin imunitar, zhbllokon sinuset, ul dhimbjet kronike të kokës dhe e ndihmon trupin të përballet me sukses ndaj stresit mjedisor që vjen nga ndotja dhe ushqyerja e keqe

 

 

Tags: anemihithervleraxhenxhefil

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
Mënyra e të përshëndeturit ndryshon sipas kulturës së një vendi

Mënyra e të përshëndeturit ndryshon sipas kulturës së një vendi

Adele tërhiqet nga koncertet live, i fundit do jetë në Londër

Adele tërhiqet nga koncertet live, i fundit do jetë në Londër

(VIDEO) Bullgarët gjunjëzojnë Partizanin, fitojnë thellë në “Selman Stërmasi”

(VIDEO) Bullgarët gjunjëzojnë Partizanin, fitojnë thellë në “Selman Stërmasi”

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com