https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/314165822361495/
Kanë kaluar vetëm pesë minuta nga fillimi i ndeshjes Partizani- Botev Plovdivit dhe Xhevahir Sukaj ka shënuar me një goditje fantastike diagonale.
Kjo është ndeshja për turin e parë kualifikues të Ligës së Evropës mes Partizanit dhe bullgarëve të Botev Plovdivit, e cila po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Të kuqtë zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm duke u bazuar në lojtarët që trajneri Sulejman Starova ka në dispozicion, teksa mungesat më të mëdha janë ato të dy qendërmbrojtësve Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi për shkak të dëmtimeve.
Formacionet
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, Batha, Trashi, Progni, Vila, Mazrekaj, Sukaj
Trajner: Sulejman Starova
Botev Plovdiv: Çvoroviç, Panov, Dimov, Genev, Minev, Nedelev, Omnibes, Sjojanov, Baltanov, Brisola, Kosoko
Trajner: Nikollaj Kirov
Gjyqtar: Bryn Markhan-Xhons (Uells)