Rreth 680 vota kanë dalë të pavlefshme në Kavajë, për shkak të një gabimi të simpatizantëve demokratë.
“Votoni 3 dhe 6”, është kjo porosia e politikanëve që u është dhënë kavajasve, gjë që ka ngatërruar këta të fundit.
Ideja ka qenë që të votohet numri 3, pra Isa Sakja në fletën e votimit për kryetar bashkie dhe numri 6, pra Partia Demokratike në fletën për zgjedhjet parlamentare.
Mesazh ky që duket se është keqkuptuar nga shumë votues. Burime nga KZAZ-ja thonë për GSH.al se në fund kanë rezultuar plot 680 fletë votimi të pavlefshme, të shenjuara tek dy numra, tek 3-shi dhe tek 6-a.
Kështu, Kristiandemokratët kanë marrë 300 vota në garën parlamentare, sepse shumë qytetarë kavajas kanë votuar numrin 3 në fletën e gabuar, pra jo në fletën për kryetar bashkie, por në atë për zgjedhjet parlamentare.