Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shpërthen Mustafaj: Demokratët kokulur sot për faj të Bashës, të japë menjëherë dorëheqjen!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shpërthen Mustafaj: Demokratët kokulur sot për faj të Bashës, të japë menjëherë dorëheqjen!

Teksa janë numëruar kutitë e para në rang kombëtar, vihet re një diferencë e madhe mes PS-së dhe PD-së, ku kjo e fundit deri më tani ka pësuar një rënie të madhe krahasuar me votimet e 2013-ës.

Një nga reagimet e para që vijnë lidhur me këto rezultate, është ai i ish-ministrit Besnik Mustafaj.

Ky i fundit ka bërë një analizë, ku e cilëson “Republikën e Re” një sajim të muajve të fundit të Lulzim Bashës, për të cilin thotë se është përgjegjës i drejtpërdrejt për faktin që sot demokratët janë kokulur.

Kështu, Mustafaj shkruan se kreu i PD-së duhet të japë dorëheqjen që sot dhe t’i lërë partinë në dorë sekretarit të përgjithshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Gjithashtu, ish-deputeti demokrat shkruan se PD-ja tani ka nevojë që Sali Berisha, ish-lideri i kësaj force politike, të luajë rolin e tij në organizimin e zgjedhjeve, por ndryshe nga katër vite më parë, preferencën e tij ta shprehë jo publikisht, por me votë të fshehtë.

Analiza e Mustafajt publikuar nga Panorama:

Zgjedhjet e radhës për në Kuvendin e Shqipërisë përfunduan. Numërimi i votave vazhdon. Dalja e rezultatit përfundimtar do të vonojë edhe pak, me siguri. Por të dhënat, që tregojnë se opozita ka humbur rëndë janë të mjaftueshme. Veçanërisht dramatike kjo humbje paraqitet për Partinë Demokratike e cila, me gjasa, e ka thelluar fundosjen që pësoi katër vjet më pare. Në rastin më të mirë, mbetet aty ku ka qenë, në fund të posit. Do të dalin  shumë veta sot e në ditët në vazhdim, që do të shpallin se kjo humbje ishte e e pritshme dhe se ata e kanë parashikuar dhe paralajmëruar me kohë. Në gjendjen e sotme, kjo lloj largpamesie nuk ka më asnjë rëndësi. Siç nuk ka asnjë rendësi që ne demokratët t’i biem kokës me grushte e të vajtojmë  disfatën.

E rëndësishme është që Partia Demokratike, si trupa më jetëdhënëse politike e Shqipërisë, të dëshmojë se zemra dhe truri i saj nuk kanë vdekur. Pa humbur asnjë minute, ajo duhet të mbledhë veten dhe të shohë përpara, drejt zgjedhjeve për pushtetin vendor, që janë pas dy vjetësh dhe ato parlamentare pas katër vjetësh. Ne demokratët, të gjithë, pa asnjë përjashtim, të vjetër e të rinj, duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të mbytur dhimbjen dhe të gjejmë forcë te vetja për ta ringjallur Partinë Demokratike, të cilës në zgjedhjet e kësaj here nuk ia pamë as fytyrën në skenat ku fliste për veten e tij kryetari ynë Lulzim Basha. Të gjitha shenjat tona dalluese, me të cilat ne demokratët jemi paraqitur para shqiptarëve qysh në dhjetor 1990 për t’u ushqyer atyre ëndrrën dhe besimin te liria, demokracia dhe barazia e shanseve ishin fshirë për t’i lënë vendin një sajimi të muajve të fundit: “Republika e re”.

Ky ishte sajimi origjinal i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nuk është hera e parë gjatë këtyre 26 vjetëve që ne demokratët humbim në zgjedhje. Por dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike. Do të ishte në nderin e tij që ai  ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij.

Bashkë me dorëheqjen, Lulzim Basha, në përputhje  me kompetencat statutore që i ka ende, duhet të shpallë  edhe fushatën zgjedhore  për kryetarin e ri të Partisë sipas parimit të vendosur tashmë një anëtar –  një votë. Drejtimi i partisë për këtë periudhë zgjedhore duhet t’i kalojë Sekretarit të Përgjithshëm ose një strukture të posaçme, e cila të udhëheqë këtë proces zgjedhor me ndershmëri dhe paanësi ndaj atyre, që do të përfshihen në garë. Lulzim Basha nuk duhet të ketë në dorë asgjë më shumë nga çdonjëri prej anëtarëve të thjeshtë të Partisë. Përndryshe, unë për veten time kam frikë se ai do të  përpiqet ta prishë garën me ndërhyrjet e tij. Unë për veten time nuk besoj më se ai do t’i vendose interesat e Partisë mbi interesat e veta për pushtet.

Gara duhet të jetë e vërtetë dhe plotësisht e hapur për të gjithë anëtarësinë demokrate. Kjo garë duhet te jetë thellësisht transparente për mbarë opinionin publik shqiptar. Unë shpresoj sinqerisht se do të shohim qysh sot emrat e parë të kandidatëve. Gara duhet të ketë gjithashtu një kohë të mjaftueshme, me qëllim që ne, demokratët, t’i njohim mirë cilësitë e kandidatëve, t’i shohim ata nga afër dhe në debate të hapura dhe konstruktive me njëri – tjetrin, të krahasojmë alternativat e tyre për drejtimin e Partisë dhe të bindemi për të zgjedhur atë që do të jetë vërtet më i miri për nga integriteti, më i dituri në familjen tonë politike të qendrës së djathtë, më i vendosuri për t’i bërë ballë një kundërshtari arrogant, të korruptuar  deri në palcë dhe shtypës si Edi Rama. Nga secili prej ne demokratëve kërkohet kësaj here një pjekuri e veçantë. Do të vendosim për fatin e Partisë Demokratike. Do të vendosim fatin e opozitës, ku mishërohet në fakt fati i demokracisë tonë. Tashmë e dimë se Edi Rama do një opozitë, të cilën ta tërheqë për hunde, për ta patur fasadë, siç bëri me Lulzim Bashën në marrëveshjen e fundit. Ne e kemi detyrë historike ta shmangim këtë mynxyrë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike është e vetmja strukturë politike në Shqipëri, e cila ka zhvilluar në këto 26 vjet zgjedhje të brendshme përmes një gare dinjitoze e në standartet demokratike europiane. Ky rast përbën pa dyshim një përvojë të çmuar për vetë Partinë Demokratike, të cilën kjo parti nuk duhet ta asgjësojë, pavarësisht gabimit të rëndë që bëri Basha duke e përjashtuar rininë demokrate nga kandidimi për në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Unë do të dëshiroj shumë që FRPD të merrte një përgjegjësi të posaçme në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë. Kam parasysh këtu administrimin e procesit zgedhor. Pavarësisht për cilin kandidat do të votonte çdonjëri individualisht , kam besim të madh se të rinjtë demokratë do të tregohen seriozë dhe parimorë sidomos në fazën më delikate të këtij procesi, që është numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit. Ata do të na japim një mësim të mirë edhe ne “senjorëve”, që nuk kemi arritur ende të kryejmë me nder një  punë të tillë.

Është  rasti t’i drejtohem personalisht edhe Sali Berishës. Ne kemi nevojë që ai ta luajë rolin e vet duke mbështetur haptas dhe me parimësi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe çeljen e garës për kryetarin e ri. Duke mbështetur një garë të hapur dhe të ndershme brenda Partisë e cila, në njëfarë mënyre, është e gjithë jeta e tij si politikan, Berisha do t’i bëjë kësaj partie shërbimin, për të cilin ajo ka nevojë. Kësaj here, ndryshe nga katër vitet më parë, parapëlqimin e tij Berisha duhet ta shprehë vetëm me votën e vet të fshehtë. Berisha është i vetmi personalitet demokrat, që me figurën e tij ndikuese, mund ta prishë garën duke e zhballancuar atë. Unë kam besim se kësaj here do të shfaqet Berisha i dikurshëm, siç e kam njohur e çmuar kur punoja për të, duke vënë interesat e Partisë Demokratike  përmbi preferencat  e tij personale. Unë jam i bindur se Berisha e bën më mirë se cilido nga ne diagnostikimin e lëngatës së Partisë Demokratike. Fëmijët tanë janë tashmë në moshën që kishim ne kur themeluam Partinë Demokratike dhe i hapëm Shqipërisë horizontin e ri. Ne kemi detyrë t’u lëmë këtyre fëmijëve një Parti të shëndetshme.  Apo jo, Sali ?

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë
Aktualitet

Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë

21:18 | 21/06/2025
Next Post
GJIROKASTRA/ Numërohen 121 nga 235 kuti, rrezikon PD

GJIROKASTRA/ Numërohen 121 nga 235 kuti, rrezikon PD

KORÇA/ Numërohen 195 nga 463 kuti, PS kryeson ndaj PD dhe LSI

KORÇA/ Numërohen 195 nga 463 kuti, PS kryeson ndaj PD dhe LSI

LEZHA/ Numërohen 94 nga 263 kuti, PD-PS luftë për vendin e parë

LEZHA/ Numërohen 94 nga 263 kuti, PD-PS luftë për vendin e parë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com