gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Ja 8 fjalët e gjuhës shqipe, që gjithmonë i shkruajmë gabim

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ja 8 fjalët e gjuhës shqipe, që gjithmonë i shkruajmë gabim

A është gjuha shqipe e pasur apo e varfër? Kjo pyetje më është rrokullisur shpesh herë në mendje dhe jam munduar ta diskutoj me shumë persona, të cilët mund të më jepnin një përgjigje nga eksperienca e tyre.

Përsa i përket shkrimtarëve, për ata shqipja është padyshim gjuha më e bukur në botë, pasi të jep mundësinë e formimit të fjalëve të reja dhe lojës së fjalëve. Shembulli më i mirë i këtij fenomeni është Ismail Kadare, romanet e të cilit dallohen për fjalëformimin, aq sa shumë studiues flasin shpesh herë për “Fjalorin Kadare”.

Por ndryshe paraqitet situata për studiuesit dhe akademikët. Fakti që Fjalori i Gjuhës Shqipe ka që në mesin e viteve ’80 që nuk përditësohet, sjell vështirësi të shumta për kërkuesit shkencorë. Teknologjia, mjekësia, shkencat ekzakte por edhe politika kanë ndryshuar rrënjësisht gjatë këtyre 30 viteve të fundit, ndaj edhe terminologjia është shtuar. Por ndryshe nga fjalori i Oksfordit, ku çdo vit shtohen fjalë të reja dhe madje shpallet edhe fjala e vitit, shqipja nuk e ka këtë luks.

Akademikëve, studiuesve por edhe përkthyesve u duhet të “lëngojnë” me fjali të gjata dhe shpjegime të tërthorta për të shpjeguar një term të vetëm. Pra, ajo që mund të thuhet për këtë pjesë është se shqipja është një gjuhë e pasur, por prej kohësh nuk është lëvruar më, fakt që e bën të prapambetur në krahasim me gjuhët e tjera europiane.

Gjithashtu, shqipja njihet si gjuhë e vështirë. Në pemën e gjuhëve indo-europiane, ajo ndodhet në fillim të trungut, pa ndonjë degëzim. Emrat, foljet apo mbiemrat në shqip ndahen në mënyra, kohë, trajta, nyje, gjini, rasë, zgjedhim e shumë kategori të tjera që vështirë të mbahen mend. “Pikkom”  shkruan se përveç këtyre janë edhe një sërë fjalësh që në shumicën e rasteve shkruhen gabim. Ja cilat janë ato:

Dixhitalizim apo Digjitalizim?

Kjo është një fjalë e huaj që nuk ndodhet fare në fjalorin shqip, edhe pse ka një përdorim të gjerë. Gjithsesi fjala e saktë është “dixhitalizim”, sepse drejtshkrimi i gjuhës shqipe thotë se fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen.

Dasëm apo dasmë?

Të gjithë e themi “dasëm”, por në të vërtetë sipas fjalorit shqip shkruhet “dasmë”.

Qera apo qira?

Në më të shumtën e rasteve e shohim “qera”, por fjala e saktë është “qira”.

Sërish apo sërisht?

Në të folurit të përditshëm, shumë njerëz e kanë zakon që të shtojnë në fund të fjalës bashtingëlloret “d” apo “t”. I njejtë është rasti i fjalës “sërish” i cili shpesh herë merr padrejtësisht bishtin “t” nga prapa.

Qingj apo qengj?

Është e vërtetë, por edhe kur këndonim në klasën e parë këngën “Qingji vogël, rri mendueshëm” e kemi shqiptuar gabim. Fjala e saktë është “qengj”.

Karrierë apo karierë?

Të gjithë e duam, por shumë gabojmë kur e shkruajmë. Karriera shkruhet me “rr” dhe jo me “r”. Në fakt, bashkëtingëllorja “rr” ngatërron shumë fjalë, siç është edhe rasti i fjalës “merr” që shumë herë shkruhet “mer”.

Mirësevini apo mirë se vini?

Nga e folura e përditshme, shumë fjalë bashkohen edhe në të shkruar. Ky është rasti edhe i togëfjalëshit “mirë se vini”, të cilin në shumë lokale apo biznese të tjera e shohim të shkruar bashkë “mirësevini”.

Lagja apo lagjja?

Në këtë rast priremi ta kursejmë një “j” dhe në shumë adresa ndodh e njëjta gjë, ku shkruhet “lagja” dhe jo “lagjja”. Fjala e saktë është “lagjja”.

 

Tags: 8 fjaledrejtshkrimfjalorgabim

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 25 qershor 2017

Shtypi i ditës, 25 qershor 2017

Voton kryebashkiaku Veliaj, ka një apel për qytetarët

Voton kryebashkiaku Veliaj, ka një apel për qytetarët

Shpërndante para tek komisionerët dhe vëzhguesit, kapet 30 vjeçari me 4 mln lekë

Shpërndante para tek komisionerët dhe vëzhguesit, kapet 30 vjeçari me 4 mln lekë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

EMRAT/ Vrasja në fshatin Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan
Aktualitet

EMRAT/ Vrasja në fshatin Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan

by mirseda
15:46 | 24/03/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kuman, ku...

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier-Lushnje, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier-Lushnje, dy të plagosur

15:44 | 24/03/2026
Krim brenda familjes në Roskovec! Burri vret bashkëshorten me armë zjarri, më pas i jep fund jetës

Krim brenda familjes në Roskovec! Burri vret bashkëshorten me armë zjarri, më pas i jep fund jetës

15:35 | 24/03/2026
Nis gjyqi për Veliajn, mungon në seancë dhe përfaqësohet nga ish-deputet i PS-së

Nis gjyqi për Veliajn, mungon në seancë dhe përfaqësohet nga ish-deputet i PS-së

15:19 | 24/03/2026
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

14:31 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com