Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Phillips: FSK-ja të shndërrohet në ushtri dhe të integrohet në NATO

8 vjet ago
in Të Gjitha
Phillips: FSK-ja të shndërrohet në ushtri dhe të integrohet në NATO

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) duhet të shndërrohet në ushtri me kapacitete të plota dhe të integrohet në programin e NATO-s Partneriteti për Paqe (PfP), i cili përgatit vendet për anëtarësim të plotë në NATO.

Kështu shkruan në një vështrim të botuar në gazetën amerikane, “Huffington Post”, David L. Phillips, i cili është drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studime për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Columbias, transmeton Koha.net.

Phillips ka shërbyer edhe si Këshilltar i Lartë për Stabilitet Rajonal në Byronë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit derisa president ishte Bill Clinton. Ai është edhe autor i librit “Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and US Intervention” (Çlirimi i Kosovës: Diplomacia detyruese dhe intervenimi i SHBA-së).

Shkrimi i plotë i David L. Phillips:

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) duhet të shndërrohet në ushtri me kapacitet të plota dhe të integrohet në programin e NATO-s Partneriteti për Paqe (PfP), i cili përgatit vendet për anëtarësim të plotë në NATO.

FSK-ja është krijuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. Është një forcë e vogël e sigurisë dhe e mbrojtjes civile, e armatosur lehtë, e ngjashme me një gardë nacionale. Përbëhet nga 2,500 pjesëtarë, të pajisur me pushkë dhe me automjete ushtarake të peshave të lehta. Misioni i FSK-së është i limituar në reagim ndaj krizave; reagim ndaj fatkeqësive natyrore; kryerjen e aksioneve të kërkim-shpëtimit; heqjen e mjeteve shpërthyese; dhe kontrollimin e materialeve të rrezikshme. Kjo FSK bën edhe zjarrfikje dhe detyra tjera humanitare.

FSK-ja tashmë bashkëpunon me NATO-n. Është mentoruar nga KFOR-i, forca ndërkombëtare paqeruajtëse në Kosovë. Ajo po ashtu pranon asistencë nga Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s, ndërton kapacitetet për ta sjellë FSK-në në standarde të barabarta me ato të NATO-s.

Një FSK e re dhe e përmirësuar do të ishte aset për sigurinë. Do të mund të merrte pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Afganistan. Gjithashtu, do të mund të ofronte ekspertizë në deminim për Qendra Vepruese të OKB-së për Minat.

SHBA-ja deri më tani e ka kundërshtuar shndërrimin e FSK-së në ushtri kombëtare. Ajo brengoset se krijimin e një ushtrie të Kosovës do të përçante paqen e paqëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Politika e SHBA-së po evoluon, dhe ndryshimet po reflektojnë në terren.

Washingtoni është i brengosur nga Serbia që po i ushqen shkëndijat e tensionit etnik, si dhe nga ndërhyrjet dhe provokimet e Rusisë.

Serbia paraqet përkushtim në dialogun Beograd-Prishtinë, ndërsa në të njëjtën kohë nxit konflikt në Mitrovicë, një territor në veri të Kosovës ku serbët sfidojnë sovranitetin e Kosovës përmes strukturave paralele private.

Serbia thirri një tren të prodhuar nga Rusia me imazhe nacionaliste dhe slogane ku shkruhej “Kosova është Serbi” që të udhëtojë nga Serbia në Mitrovicë në janar të këtij viti. Politikanët serbë kërcënuan me veprime ushtarake kur treni u ndalua në kufi, transmeton Koha.net.

Beogradi bllokon Kosovën në aspektin e njohjeve globale. Serbia dhe Rusia koordinuan një fushatë për të penguar Kosovën të anëtarësohet në UNESCO.

Serbia dhe Rusia kanë bashkëpunim të gjerë në siguri. Rusia kohë më parë transferoi aeroplanë ushtarakë dhe armatim tjetër të sofistikuar në Serbi, përfshi edhe raketa tokë-ajër. Rusia themeloi një bazë të inteligjencës në Nish si kundër-peshë ndaj NATO-s.

Rusia ishte prapa një tentim-puçi në Mal të Zi nëntorin e kaluar, që kishte për qëllim parandalimin e Malit të Zi që të anëtarësohej në NATO. Dy rusë u arrestuan për koordinimin e operacionit nga Serbia dhe për planin që kishin për të vrarë kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi.

Në muajin prill, përkrahja e Rusisë për ultra-nacionalistët në Maqedoni për pak sa nuk eksaloi në luftë civile. Sipas Federica Mogherinit, shefja e politikës së jashtme në BE, sulmi ndaj parlamentit kishte për qëllim nxitjen e konfliktit ndër-etnik. Mogherini paralajmëroi për një “konfrontim gjeopolitik” me Rusinë.

Në Kampin Bondsteel janë me mijëra ushtarë amerikanë, kamp ky që gjendet në Ferizaj, në lindje të Kosovës. Zbarkimi ndihmon në ruajtjen e stabilitetit dhe shërben si alarm kundër agresionit. SHBA-ja duhet ta bëjë Kosovën prioritet më të madh në strategjinë e saj të sigurisë globale.

Kosova është aleat i besueshëm. Është fuqishëm pro-Amerikës dhe pro-NATO-s. Ndërtimi i kapaciteteve të Kosovës do të ndihmonte vendin të ofronte siguri më të mirë për vete, duke e plotësuar KFOR-in.

Serbët e Kosovës kundërshtojnë haptas bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n. Kanë kujtime të hidhura të intervenimit të NATO-s më 1999.

Ngritja e FSK-së në ushtri kombëtare duhet të bëhet me kujdes për të shmangur hapjen e plagëve të vjetra. Kërkon proces transparent dhe legal. FSK-ja është themeluar me kushtetutë të Kosovës. Statusi i saj mund të ndryshojë përmes një amandamentimi kushtetues, me përkrahjen e dy të tretave të parlamentit.

Përpjekjet serioze për të bindur serbët e Kosovës do të dërgonin një porosi pozitive. Derisa brengat e tyre zbuten, serbët e Kosovës nuk do të vënë veto. Ata duhet të respektojnë vendimin e Kosovës.

Serbët e Kosovës do të kuptojnë se interesat e tyre mbrohen përmes bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n, e cila vepron si sigurues i ndërhyrjeve të jashtme. Provokimet ruse që kanë për qëllim shkaktimin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, serbët e Kosovës në të vërtetë i vënë në rrezik, transmeton Koha.net.

Ballkani Perëndimor mbetet një ‘fuçi baruti’. Rendi ndërkombëtar ruhet përmes një Kosove të fuqishme, të qëndrueshme dhe sovrane.

Tags: David L. PhillipsFSKHuffington PostNATOushtri

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Nata e Kadrit, përse është kaq e veçantë për besimtarët?

Nata e Kadrit, përse është kaq e veçantë për besimtarët?

Izraeli kërcënon Libanin: Jemi 15 herë më të fuqishëm se 10 vite më parë

Izraeli kërcënon Libanin: Jemi 15 herë më të fuqishëm se 10 vite më parë

Ministri Demiraj kërkon shkarkimin e punonjësit të Gardës: Mori pjesë në fushatën e PDIU

Ministri Demiraj kërkon shkarkimin e punonjësit të Gardës: Mori pjesë në fushatën e PDIU

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit
Sport

Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

by mirseda
11:05 | 17/05/2025
0

Barcelona fitoi titullin kampion në La Liga për sezonin 2024/2025, duke siguruar suksesin e 28-të në histori...

Ukrainë, humbin jetën 9 persona, plagosen 7 të tjerë

Ukrainë, humbin jetën 9 persona, plagosen 7 të tjerë

10:20 | 17/05/2025
Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!

Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!

10:18 | 17/05/2025
Negociatat për paqe në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont!

Negociatat për paqe në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont!

09:50 | 17/05/2025
Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama

Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama

09:47 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com