Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përkthimi i votave në mandate, ja “sekreti” i formulës për zgjedhjet e 25 qershorit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Përkthimi i votave në mandate, ja “sekreti” i formulës për zgjedhjet e 25 qershorit

Teksa dëgjon deklaratat e politikanëve në mediume të ndryshme, kupton se shumica e tyre nuk e njohin sistemin zgjedhor dhe formulat e kalkulimit të mandatave.

Kjo sepse një parti mund të fitojë 3-5% të votave në nivel kombëtar, por mund të mos fitojë asnjë mandat deputeti, ose e kundërta: një parti mund të fitojë 0.4% të votave kombëtare, por mund të fitojë mandat parlamentar (rasti i PKD më 2013 ose me 0.8% siç ndodhi me PBDNJ më 2013).

Pra, ekziston mundësia që një parti të fitojë votat kombëtare, por të mos jetë partia me më shumë mandate parlamentare. I tillë ishte rasti i PS më 2009, që kishte 10 mijë vota më shumë se PD, por kishte 3 mandate më pak se PD.

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të zhvilluara në 2013-ën në Tiranë, për të shpjeguar se si funksionon kalkulimi i votave dhe përkthimit të tyre në mandate.

Në këto zgjedhje PS fitoi 16 mandate, PD 11, LSI 3, PDIU dhe PR nga 1 mandat, ku dy të fundit përfituan nga qenia në koalicion me PD.

PDIU mori një mandat edhe pse kishte më pak vota sesa FRD, ndërsa kjo e fundit nuk kaloi pragun 3% dhe nuk mori asnjë mandat për shkak se konkurroi e vetme. Nëse të njëjtat vota do të përkthehen në formulën e vitit 2017, ku kemi një konkurrim pa koalicione, por secili është subjekt politik më vehte, atëherë kemi një shpërndarje të re të mandatave: PS merr 17, PD 13, LSI mbetet me 3, PR dhe PDIU nuk fitojnë mandat.

Nëse PDIU dhe LIBRA fitojnë mbi 14 mijë vota, atëherë ato sigurojnë automatikisht nga një mandat parlamentar, mandat që merret nga PS dhe PD, në varësi nga ndarja e votave fundore të tyre.

Formula shpjegohet në tabelën bashkëngjitur, për partitë që kalojnë pragun 3%. Shifrat e partive pjesëtohen me numrin e mandateve derisa arrihet mandati i fundit parlamentar, numri 34 në Tiranë. E njëjta logjikë vlen edhe në qarqet e tjera. Formula është penalizuese për partitë e reja dhe partitë e vogla politike dhe është e favorshme për dy partitë e mëdha politike. Votat e humbura (nën 3%) të partive të tjera de facto përkthehen në mandate për dy partitë e mëdha, kryesisht për shkak të uljes së numrit të votave të vlefshme në kalkulim dhe koeficientit të lartë të tyre.

Sistemi është në thelbin e tij, i padrejtë dhe disproporcional. Por është një sistem që është pranuar nga pjesa më e madhe e partive, i votuar nga dy partitë e mëdha dhe aleatët e tyre besnikë dhe që aplikohet prej vitit 2008 në Shqipëri. Mësimi më i rëndësishëm është se sistemi duhet rishikuar.

Deri atëherë, partitë e treta dhe të vogla politike duhet të shfrytëzojnë kohën në dispozicion për të maksimalizuar shanset për mandat në qarqet ku kanë koeficient të lartë votash dhe kanë shanse për mandat. Votat kombëtare janë kujtim personal dhe i vlejnë historikut të zgjedhjeve, kurse mandatet parlamentare përkthehen në fuqi politike, mandat qeverisës dhe rol aktiv në vendimmarrjen politike.

Mësimi i tretë, për shkak të brishtësisë së sistemit, mund të ndodhë që partitë e vogla të jenë përcaktuese për koalicionet post-zgjedhore, pasi dy partitë e mëdha kanë pamundësi reale të fitojnë të vetme mazhorancën qeverisëse. Ekzistojnë 50% shanse që njëra nga partitë e mëdha të marrë e vetme 70 mandate, por në thelb, ato janë mandate edhe për shkak të votave të partive aleate që palët kanë përfshirë në listën e saj shumëemërore (PD), ose partive aleate që kanë rënë dakord ta delegojnë votën dhe përgjegjësinë tek partia kryesore (PS).

Ka një shprehje të njohur, “në detaje fshihet djalli” që vlen në këtë rast. Partitë do të duhet ta analizojnë e kalkulojnë formulën e përkthimit të votave në mandate.

Tags: 25 qershormandatperkthimi i votave ne mandateZgjedhjet

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Gjykata kërkon sigurimin e jetës për  Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Gjykata kërkon sigurimin e jetës për Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve

19:35 | 14/06/2025
Next Post
Thirrja për armatosje e Metës, flet ministrja e LSI: Nuk është çështje faljeje

Thirrja për armatosje e Metës, flet ministrja e LSI: Nuk është çështje faljeje

Phillips: FSK-ja të shndërrohet në ushtri dhe të integrohet në NATO

Phillips: FSK-ja të shndërrohet në ushtri dhe të integrohet në NATO

Nata e Kadrit, përse është kaq e veçantë për besimtarët?

Nata e Kadrit, përse është kaq e veçantë për besimtarët?

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com