Këngëtarja Ariana Grande mbajti etapën e parë të turit italian në Romë, me koncertin e bamirësisë për viktimat e atentatit në Manchester Arena.
Ajo u ngjit në skenë me zërin e ngjirur e shpesh e përlotur.
Frika nuk e ndaloi publikun e Romës. Fëmijë të shoqëruar nga prindër dhe mijëra adoleshentë , ishin mbledhur në një koncert në të cilin atmosfera ndizej me këngë si ‘Be alright’, ‘Bad decisions’ ose emocionuesja ‘One last time’, që Grande gjatë turit në Paris ia kushtoi viktimave të atentatit.
Sot Grande do të jetë në Torino në turin e saj “Dangerous Woman”.