Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Al Jazeera” dokumentar për 13 vjeçaren e ‘vetëburgosur’ në Shqipëri

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Al Jazeera” dokumentar për 13 vjeçaren e ‘vetëburgosur’ në Shqipëri

Televizioni më i madh në gjuhën arabe i ndjekur nga më shumë se 300 milionë njerëz i ka kushtuar një dokumentar gjakmarrjes në veri të Shqipërisë.

“Tre vite më parë, vëllai i Beta vrau një djalë tjetër në fshatin e saj në Shqipërinë e veriut, duke shkaktuar frikë për një hakmarrje gjaku ndaj familjes së saj. Ndërsa vëllai i saj u dërgua në burg nga gjykatat shqiptare, kërcënimi për hakmarrje ndaj familjes mbetet ende për shkak të përhapjes së gjerë të një kodi të shekullit të 15-të, i njohur si “Kanun”. Ky sistem alternativ i drejtësisë pohon se vrasja duhet të merret në mënyrë që të rivendoset nderi familjar, shkruan televizioni “Al Jazeera”.

Pas incidentit, babai i Beta iku në Londër, ku shpreson të marrë azil, duke lënë Betan dhe motrën e saj të mbyllur në shtëpi me familjen.

Beta po rritet gjithnjë e më shumë e frustruar nga izolimi, gjë që gjithashtu e ka penguar atë të shkojë në shkollë. Shpresa e vetme tani është që babai i saj të pajisjet me azil dhe ajo dhe motra e saj të mund t’i shpëtojnë burgut të vetëimponuar”, shkruan televizioni.

Simon Hipkins, autori i dokumentarit 24 minuta, thotë pas kërkimeve të shumta në veri të Shqipërisë për familjet e prekura nga gjakmarrja kishte takuar motrat Beta dhe Migena, nënën e tyre Rezerarta dhe gjyshen e tyre Liza. Ai thotë se ishte tërhequr nga dinamika e fortë midis brezave të tri grave.

Pavarësisht jetës së tyre të vështirë, autori thotë se vajzat kanë një ndërgjegjsëi gjithnjë e në rritje për të vijuar jetën gjashtë Shqipërisë përmes qasjes në internet dhe televizion.

Autori ka folur në telefon me babain e vajzave, Paulinin, i cili jeton në Londër dhe tregon për betejën e vazhdueshme për të marrë azil për familjen në Britaninë e Madhe. Ai tha se përmes filmit shpresonte që të ndërgjegjësonte të tjerët të përjetonin atë që po kalonte familja e tij.

“Që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, jeta për shumicën e shqiptarëve ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Pas një sërë skemash të korruptuara piramidale që u shembën në vitin 1997, qindra mijëra u lanë pa para. Në trazirat që pasuan, më shumë se 650,000 armë u plaçkitën nga rezervat ushtarake. Besimi në shtet ishte i humbur, kriminaliteti u rrit dhe njerëzit filluan të ktheheshin në ligjet tradicionale fisnore të cilat ishin shtypur nën komunizëm”, thuhet në dokumentar, sipas Oranews.

“Në veri të Shqipërisë, kjo do të thoshte rilindja e “Kanunit” si një formë alternative e drejtësisë. Krimet e gjakut janë ndoshta shembulli më dramatik i kësaj: në rastet e vrasjes, nderi i familjes duhet të miratohet me anë të vrasjes hakmarrëse të kryerësit ose një prej të afërmve të tij meshkuj.

Familja e Betas është një shembull kryesor i një familjeje që vuan pasojat e një krimi modern gjaku. Të gjithë anëtarët meshkuj të familjes u larguan jashtë vendit pas një sulmi të reprishur, duke lënë Betan, motrën, nënën dhe gjyshen e saj të vetme.

Shtëpia dhe rrethinat e tyre janë një vend i mrekullueshëm, i bukur, por megjithatë një burg i ruajtur nga frika se çfarë mund të bëjë familja tjetër.

Tags: 13 vjeçarenAl JazeeradokumentarKanunSimon Hipkins

TË LIDHURA

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve
Aktualitet

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës
Aktualitet

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente
Aktualitet

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

20:55 | 27/02/2026
Next Post
Ekskluzive/ Gjirokastër, ngrihet kampusi për emigrantët e huaj

Ekskluzive/ Gjirokastër, ngrihet kampusi për emigrantët e huaj

Sondazhi/ PS dhe PD gjejnë të mesmen e artë në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD gjejnë të mesmen e artë në Shkodër

Rama nuk trembet nga kërcënimet e Metës: Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime

Rama nuk trembet nga kërcënimet e Metës: Shqipëria s'ka nevojë për britma e kërcënime







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos
Showbizz

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

by mirseda
22:48 | 27/02/2026
0

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai...

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

21:04 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com