Disa persona u plagosën sot nga një shkëmbim zjarri në një terren sportiv mjaft të frekuentuar nga deputetë të Kongresit, përfshirë një drejtues të partisë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, raportojnë mediet duke cituar policinë.
“Steve Scalise, një nga drejtuesit e partisë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve është plagosur”, tha për CNN një nga kolegët e tij
Mediat lokale raportojnë se ka një prani të madhe policore pas sulmit në vendngjarje.
Policia e Aleksandrisë informoi se, “I dyshuari është në paraburgim dhe nuk përbën kërcënim”.
Të dhënat e para flasin se Scalise është jashtë rrezikut për jetën.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidenti Donald Trump, i cili në një deklaratë u shpreh: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga kjo tragjedi”.
Sakaq ende nuk ka të dhëna nëse ngjarja lidhet me elementë të terrorizmit.