Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi kundër “koalicionit të madh”. Ndryshe, do të na duhet ta…

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Patozi kundër “koalicionit të madh”. Ndryshe, do të na duhet ta…

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i cili u la jashtë listave për deputet nga Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai është shprehur  se Shqipëria duhet të marrë leksion nga zgjedhjet e djeshme në Kosovë.

Patozi u shpreh se Kosova refuzoi dje koalicionin e madh politik, si një amnisti për korrupsionin, dhe votoi si parti të parë opozitën e vërtetë dhe pa maskë.

Në këtë status patozi mundohet të përcjellë mesazhin se edhe një koalicion I madh I mundshëm PS-PD mund të jetë i gabuar dhe i pa votuar nga populli.

Satusi i Patozit ne Facebook

KOSOVA REFUZOI KOALICIONIN E MADH

Kosova votoi dje në mënyrë të qetë dhe të qytetëruar, duke na dhënë një leksion të mirë demokracie, 2 javë para se të mbahen zgjedhjet tona. Duke e konsideruar këtë si një sukses të ri në rrugën e shtetndërtimit, uroj shumë që të paktën shembulli i standardeve zgjedhore të ndiqet edhe prej nesh më 25 qershor.

Megjithëse duket sikur kanë rënë arsyet e mëdha që zgjedhjet në Shqipëri të kontestohen, ende nuk ka garanci të plota se do të kemi realisht një proces të lirë dhe të ndershëm, siç me të drejtë po kërkohet prej shumë vitesh.

Natyrisht, që i takon politikanëve të Prishtinës të lexojnë me vëmendje dhe maturi rezultatin dhe pas kësaj të marrin vendimet e duhura për t’i dhënë Kosovës sa më shpejt qeverinë e së ardhmes. Mendoj se nuk na takon ne, as të debatojmë, e aq më pak të bëjmë tifo për votën e ndarë të bashkëkombasve tanë përtej kufirit.

Ajo që duket me sy të lirë që tani është fakti se Kosova nuk ka një fitues të qartë dhe se me shumë gjasa ajo do të qeveriset nga aleancë e re.

Por në rast se do të më kërkohej një opinion i shkurtër dhe modest për sa ndodhi, do të thoja se Kosova refuzoi dje koalicionin e madh politik, si një amnisti për korrupsionin, dhe votoi si parti të parë opozitën e vërtetë dhe pa maskë.

Shpresoj shumë që ky mesazh i pastër të mbërrijë dhe të përcillet siç duhet edhe në Shqipëri. Ndryshe, do të na duhet ta nisim nga e para edhe ne si Kosova.

 

Tags: astrit patozikoalicionit të madhNdryshe

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Ndërrojeni profesionin përpara se t`ju zëvendësojnë me robotë

Ndërrojeni profesionin përpara se t`ju zëvendësojnë me robotë

Ambasada Amerikane në Tiranë: Ka përpjekje për të dobësuar reformën

Ambasada Amerikane në Tiranë: Ka përpjekje për të dobësuar reformën

Trajtimi i kollës së mirë

Trajtimi i kollës së mirë







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com