Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Këshilltarët e LSI-së kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Këshilltarët e LSI-së kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës

Nëpërmjet një denoncimi publik,  këshilltarët e LSI-së në Bashkinë Vlorë,  kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë duke pretenduar se ky i fundit ka shkelur ligjin.

Këshilltarët, pretendojnë se kreu i Bashkisë, Dritan Leli, nuk i ka dhënë të drejt subjektit të tyre politik, për mbajtjen e tubimeve gjatë fushatës elektorale.

Sipas tyre, Bashkia e Vlorës i ka dhënë Partisë Socialiste një shesh publik, që ta përdorë për qëllime elektorale.  

Gjithçka është zbuluar pas një kërkese të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim drejtuar Bashkisë së Vlorës, për të marrë në përdorim sheshin para pallatit të sportit “Flamurtari”. 

“Ai në mënyrë të palogjikshme i jep një subjekti zgjedhor për dy muaj sheshin për përdorim për fushatë elektorale, ndërkohë që fushata ende nuk ishte çelur dhe nga ana tjetër e mban peng këtë shesh, që i përket gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike, për të zhvilluar aktivitetin deri në 30 qershor,- shkruhet në këtë letër.

Gjithashtu, ata i janë drejtuar kryeministrit Rama dhe zv.kryeministres Mandija, të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë.

Deklaratë e Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë Vlorë

Sot më datë 7.06.2017

U njohëm me një përgjigje të dhënë nga kryetari i Bashkisë lidhur me kërkesën për të ushtruar të drejtën që jep ligji për mbajtjen e tubimeve gjatë fushatës elektorale.

Në përgjigje të kërkesës së drejtuar zyrtarisht nga dega e LSI-së në Vlorë, Kryetari i Bashkisë jep përgjigjen më qesharake dhe absurde dhe të rrezikshme për funksionimin e procesit zgjedhor.

Ai në mënyrë të palogjikshme i jep një subjekti zgjedhor për dy muaj sheshin për përdorim për fushatë elektorale, ndërkohë që fushata ende nuk ishte çelur dhe nga ana tjetër e mban peng këtë shesh, që i përket gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike, për të zhvilluar aktivitetin deri në 30 qershor.

Këshilltarët i drejtohen Kryeministrit të Shqipërisë z. Rama dhe Zv. kryeministres znj. Mandija të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë të një kryebashkiaku që merr peng sheshin dhe të marrin masat.

Ndërkohë, i drejtohemi Kryetarit të Bashkisë të japë menjëherë dorëheqjen sepse ka shkelur ligjin duke njohur çeljen e fushatës përpara afatit ligjor.

Pra, kryetari i bashkisë ka shpërdoruar detyrën duke shkelur ligjin. Tubimi do të mbahet në vendin ku është kërkesa dhe është e patolerueshme që ky shesh të vihet në dispozicion të një subjekti për 2 muaj, përfshirë edhe muajin e fushatës.

 Ndaj ne e denoncojmë këtë akt të turpshëm.

Artimida Luçaj

Kreshnik Ziaj

Luçiana Koprencka

Bashkim Bega

Gjolek Bushi

Baki Jazaj

Andi Resuli

Tags: KëshilltarëKëshilltarët e LSI-sëVlorës

TË LIDHURA

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS
Kryesore

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

17:38 | 31/03/2026
Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë
Aktualitet

Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë

17:24 | 31/03/2026
Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…
Kryesore

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…

17:10 | 31/03/2026
Next Post
Rama: Koalicioni varet nga votat e qytetarëve. Partitë e vogla, jashtë qeverisjes

Rama: Koalicioni varet nga votat e qytetarëve. Partitë e vogla, jashtë qeverisjes

Ekspozimi ndaj kafshëve përpara lindjes, mbron fëmijët nga astma dhe alergjitë

Ekspozimi ndaj kafshëve përpara lindjes, mbron fëmijët nga astma dhe alergjitë

“A Bola”: 180 milionë Euro pritet t’i ofrohet Realit për Ronaldo-n

“A Bola”: 180 milionë Euro pritet t’i ofrohet Realit për Ronaldo-n







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!
Kosovo

“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!

by mirseda
17:44 | 31/03/2026
0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh në facebook në mbështetje të futbollistëve. Në reagimin...

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

17:38 | 31/03/2026
Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë

Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë

17:24 | 31/03/2026
Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…

17:10 | 31/03/2026
“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë

“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë

17:09 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com