Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë një takimi elektoral në qytetin e Hasit, ku pjesëmarrës ishin simpatizantë të PS-së, janë vënë re edhe mbështetës të PD-së, me të cilët ka shkëmbyer disa batuta.
Rama, duke folur për emancipimin dhe përfshirjen e gruas në politikë, është shprehur se Partia Demokratike ka marrë 5 gjoba për diskriminimin që i bën femrës në 5 qarqe të vendit.
“Dhe kur tu thonë këta miqtë atje lartë:” jo se kemi edhe gra kemi edhe vajza dua t’ju thoni që në listat e tyre , gratë dhe vajzat janë jashtë listave. Janë futur aty vetëm për numër dhe ju them se partia demokratike ka ngrënë gjobë për mos përfshirje të femrave në lista. Dhe po ju them se ka ngrenë 5 gjoba. Një në Kukës një në Berat, një në Gjirokastër, një në Fier dhe një në Elbasan. Në shekullin e 21, në vitin 2017 mbas gjithë atyre betejave që janë bërë për përfaqësimin e grave dhe të vajzave, mbasi i kemi imponuar me ligj që gratë dhe vajzat të jenë 50 për qind në këshillat bashkiake dhe sot në qoftë se kemi një nga Këshillat bashkiakë më funksional në historinë e pluralizmit kjo vjen se ka më shumë gra dhe më shumë vajza. “ tha Rama.
Ndër të tjera, Rama ka ngacmuar me batuta pjesëmarrësit e PD-së të cilit kishin varur edhe flamurin e blu në dritaren e një kafeneje dhe ngrinin 6 gishta, për të treguar numrin që renditet PD në fletën e votimit.
“Ti mos bërtit aty, se e kam mik unë Lulin. Ju them miqësisht Luli është i mirë për në TV, ama u fik TV Lulin e keni për qejf të vet. Merrni në telefon kushërinjtë që keni në Tiranë, e kishin 4 vjet ata kryetar bashkie. Katër vjet sahati i Tiranës nuk punoi. Ti që më bërtet që aty, mos më berrit se i thashë Lulit. Ç’është ajo 6, se fitoni ca deputetë të opozitës në Parlament, nuk fitoni më shumë, duke votuar 2-in, votoni PS-në keni dhe PD-në. Voto 1 merr 2. Ndaj votoni 2-in dëgjoni mua, do dalin fjalët e mia, ndaj mos na turpëroni. Se ju më keni borxh mua, kush ua nxori Lulin nga çadra? Ju s’do ishit aty tani do ishit në kafe e s’do kishit shans të merrnit pjesë në votime, ju jeni ul aty e tani do votoni”, tha Rama nga Hasi.