Një grua nga Miloti, është gjetur e vetëvarur ditën e sotme në banesën e saj.
Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se gruaja vuante nga depresioni dhe për këtë problem ajo është kurruar për disa vite.
Uniformat blu kanë pohuar se ditën e sotme gjatë orës 14:00 gruaja me inicialet Gj.V, është gjetur e varur me litar nga familjarët e saj.
Materialet hetimore i janë referuar për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kurbin.