Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Minarolli: Të pakënaqurit ndaj Bashës, me poste dhe privilegje të dhuruara deri dje

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Minarolli: Të pakënaqurit ndaj Bashës, me poste dhe privilegje të dhuruara deri dje

Ish-zyrtari i lartë i PD-së dhe njëkohësisht ish-ambasadori Vili Minarolli, i cili prej vitesh i është përkushtuar publicistikës ka reaguar me anë të një statusi në  “Facebook” lidhur me pakënaqësitë e krijuar midis demokratëve.

Minarolli, shprehet se shumë  nga ata që sot kundërshtojnë  Bashën morën poste drejtuese në PDSH, u bënë deputetë e ministra pa milituar asnjë ditë as si anëtarë të thjeshtë e madje pa qenë as anëtarë.  Po ashtu,  sipas tij këtë model nuk e krijoi Basha por  ky ka qenë një model i aplikuar më parë në PD.

Kujtojmë se gjatë  dy ditëve të  fundit  ka pasur  një “reaksion” të  brendshëm pakënaqësish brenda PD-së lidhur me renditjen që ju është bërë  në listën e kandidatëve për deputet.

Statusi

“Ka dy ditë që pas publikimit të listës të kandidatëve për deputetë të PD, që po ndodh një precedent. Disa nga ata që nuk u përfshinë në listën janë të pakënaqur.

Deri këtu gjithçka është normale dhe njerëzore. E pa mendueshmja është t’i kundërvihesh partisë për të cilin ke qenë përfaqësues i lartë, pikërisht në atë moment kur çdo demokrat është angazhuar për ta kurorëzuar fushatën elektorale me fitoren e partisë. 

Pas kësaj asnjë nga ata që sot çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik, nuk mund të pretendojë ta quajë veten qoftë edhe anëtar të thjeshtë.
PDSH nuk është kryetari saj , që në këtë moment është L.Basha, i zgjedhur me shumicë. nga anëtarësia e saj.

Ata që nuk e donin si kryetar e shprehën vullnetin e tyre me votë.

Këtu mbarojnë kënaqësitë dhe pakënaqësitë. Kryetari i partisë, me listën e prezantuar ka vënë një bast me demokratët. Po nuk e fitoi bastin, ai e ka të përcaktuar rrugën e tij. Vetëm pas datës 25 qershor. Kujt nuk i pritet, le të kërkojë privilegje tek kundërshtarët politikë i PDSH dhe i siguroj se asnjë demokrat nuk do i pranoj. Përvoja e kaluar është një mësim me vlerë.

PDSH nuk është pronë as e kryetarit dhe as e atyre që zgjidhen në drejtim të strukturave dhe si përfaqësues politikë të saj. PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i qindra e mijrave anëtarë e simpatizantë të saj që i japin frymë nga fryma e tyre, pa pretenduar për poste dhe privilegje. Të zgjedhurit në poste drejtuese të strukturave, apo pozicionet politike, para se të jetë meritë e tyre, është vlerësim dhe përgjegjësi ndaj zgjedhësve.

Kryetari L.Basha nuk veproi ndryshe nga ç’ka vepruar paraardhësi i tij apo homologët në partitë e tjera të skenës politike shqiptare. Por nga ajo që kujtoj është se disa nga këta të pakënaqurit janë mësuar me poste dhe privilegje të dhuruara dhe tani u është krijuar bindja se janë të pazëvendësueshëm.

Mos u habisni kur ju them se morën poste drejtuese në PDSH, u bënë deputetë e ministra pa milituar asnjë ditë as si anëtarë të thjeshtë e madje pa qenë as anëtarë. Modelin nuk e krijoi L.Basha. Por modeli nuk u kundërshtua aq më shumë nga këta që sot po bëjnë lojën e kundërshtarit.  

Por tani u mërzitën se u erdhi radha e tyre. Dhe po e godasin pas shpine atë që i dha emër dhe vlerë shoqërore PDSH. Ju e shikoni vetë. Me ç’farë po merret kundërshtari në këtë fushatë, pasi i konsumoi mashtrimet në fushatën e kaluar dhe nuk bëri asgjë gjatë katër viteve? Sot bëri një deklatarë një ish drejtues i PDSH, nesër lideri i PS do merret pikërisht me këtë deklaratë.
Sot është koha e provës. Kush e do PDSH e ka vendin në fushatë, të bëjë atë që mund ta bëjë më mirë në fushatë. Ka kohë për t’u marrë me veten tonë, janë vetëm pas disa ditë..”

Tags: Bashësdeputetë të PDMinarolliTë pakënaqurit

TË LIDHURA

Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

09:06 | 27/06/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

08:51 | 27/06/2025
“E bëtë sikur është bërë nami”, Peleshi: Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë zjarre
Aktualitet

Në betejë me flakë banorë, zjarrfikës, administrata dhe policia! Shuhet zjarri në Ksamil

08:45 | 27/06/2025
Next Post
Efekti i ministrit të ri, pezullohet drejtori i burgut të Tropojës

Efekti i ministrit të ri, pezullohet drejtori i burgut të Tropojës

NBA, finalja e përsëritur Warriors-Cavaliers

NBA, finalja e përsëritur Warriors-Cavaliers

Trashëgimtarët, ja dokumentet që duhet të dorëzohen për dëmshpërblimin

Trashëgimtarët, ja dokumentet që duhet të dorëzohen për dëmshpërblimin

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Analiza e REL: Çfarë rrezikon Kosova nga mungesa e institucioneve të reja?
Analizë

Analiza e REL: Çfarë rrezikon Kosova nga mungesa e institucioneve të reja?

by mirseda
09:39 | 27/06/2025
0

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditësh. Partitë...

Mosmarrëveshjet gjatë samitit/ BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Mosmarrëveshjet gjatë samitit/ BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

09:34 | 27/06/2025
Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

09:06 | 27/06/2025
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

09:00 | 27/06/2025
SHBA-ja dhe Irani s’kanë caktuar bisedime bërthamore, por janë në kontakt

SHBA-ja dhe Irani s’kanë caktuar bisedime bërthamore, por janë në kontakt

08:55 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com