Willie Godbolt, 35 vjeçar, është sulmuesi që gjatë mbrëmjes së djeshme ka vrarë tetë persona në tri lokacione të ndryshme në Misisipi.
Gjatë arrestimit të tij, autoritetet thonë se është ende herët për të shqyrtuar ndonjë motiv të mundshëm pas vrasjeve.
Në mesin e të vdekurve ishte edhe zëvendës sherifi William Durr, 35 vjeçar. Pranë tij u gjetën edhe 3 gra të tjera të vdekura.
Ndërsa të shtënat e tjera ndodhën në vendin e quajtur Brookhaven, ku u gjendën trupat e dy meshkujve të rinj. Skena e tretë e krimit ndodhi në lindje të Linkolnit, ku gjetën vdekjen një burrë dhe një grua.