Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Siri, rebelët e fundit largohen nga qyteti Homs

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Siri, rebelët e fundit largohen nga qyteti Homs

A general view of a deserted and damaged street filled with debris in Homs March 9, 2014. REUTERS/Thaer Al Khalidiya (SYRIA - Tags: POLITICS CIVIL UNREST CONFLICT) - RTR3GCID

Luftëtarët e fundit kryengritës dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga një lagje në Homs, që ishte nën kontroll të kryengritësve, kështu që së shpejti ky qytet do të jetë nën kontroll të plotë të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Televizioni shtetëror i Sirisë dhe një grup monitorues mbrëmë kanë njoftuar se pothuajse të gjithë kryengritësit do të jenë së shpejti jashtë qytetit, duke e përfunduar kontrollin pesëvjeçar ndaj këtij qyteti.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se afro 400 njerëz, përfshirë 103 persona të armatosur, janë larguar mbrëmë nga lagjja Al-Waer, dhe janë dërguar me autobusë në qytetin verior, Jarablous, që kufizohet me Turqinë, ose në provioncën Idlib, që është nën kontroll të kryengritësve.

Ky evakuim nga qyteti Homs u bë pas një numri të marrëveshjeve gjatë muajve të fundit, për largim të kryengritësve nga disa qytete në pjesën perëndimore të Sirisë, që ishin nën kontroll të kryengritësve, por të rrethuara nga forcat qeveritare.

Qeveria e Sirisë kësaj marrëveshjeje për evakuim i referohet si marrëveshje për pajtim.

Opozita, nga ana tjetër, ka thënë se kjo ishte një zhvendosje e dhunshme e kundërshtarëve të Assadit nga qendrat kryesore urbane.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se policia ushtarake e Rusisë tashmë ka filluar të hyjë në pjesë të lagjes, Al-Waer, dhe se ushtria e Sirisë do të hyjë atëherë kur të largohen edhe kryengritësit e fundit.

Rusia dhe Irani e mbështesin qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad, në këtë luftë tashmë gjashtëvjeçare, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia i mbështesin grupet e ndryshme kryengritëse.

Tags: al-AssadHomslargohenrebeletsiri

TË LIDHURA

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës
Analizë

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

08:37 | 11/04/2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje
Bota

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Next Post
Isa Mustafa: Liberalizimi i vizave nuk bëhet me deklarata parazgjedhore

Isa Mustafa: Liberalizimi i vizave nuk bëhet me deklarata parazgjedhore

Njihuni me eksperiencën, shkollimin dhe historitë e ministrave të rinj teknikë

Njihuni me eksperiencën, shkollimin dhe historitë e ministrave të rinj teknikë

Shtypi i ditës, 22 maj 2017

Shtypi i ditës, 22 maj 2017







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…
Analizë

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…

by mirseda
09:19 | 11/04/2026
0

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, gjuha e urrejtjes po gjen...

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

08:43 | 11/04/2026
20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

08:37 | 11/04/2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com